• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

PS mbledh sot Kongresin, qindra delegatë edhe nga Gjirokastra

23/03/2019
PS mbledh sot Kongresin, qindra delegatë edhe nga Gjirokastra

Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama do të mbledhë sot Kongresin Elektoral me temë “Bashkitë që duam për Shqipërinë që duam”. Ky Kongres parapërgatit forcën politike në pushtet për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, pavarësisht krizës politike ku ndodhet vendi dhe protestave të pareshtura të qytetarëve për dorëheqjen e Ramës dhe zgjedhje të parakohshme.

PS-ja ka publikuar programin e Kongresit, që do të nisë në orën 8:30 me regjistrimin e delegatëve. Seanca hapet në orën 10:00 me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Taulant Ballës.

Më tej, për bashkëqeverisjen me njerëzit do të flasin Zv.kryeministri Erion Braçe dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj të pasuar nga fjalimet e shumë socialistëve, që do të dëshmojnë se bashkëqeverisja ka pasur sukses.

Më tej do të mbajnë fjalime për punën e qeverisë për bashkitë, 6 ministra të qeverisë, 4 kryetarë bashkie, dy prefektë dhe deputeti Pjerin Ndreu.

Në vijim, tema ndryshon në “Shqipëria në Bashkimin Europian”. Për këtë temë do të flasin ministrat Gent Caka dhe Elisa Spiropali.

Kjo temë e Kongresit do të mbyllet me miratimin e Deklaratës së Kongresit.

Në orën 12:00, seanca e dytë e kongresit.

Kjo seancë nis me fokusin “Bashkitë që duam” dhe posaçërisht me Tiranën.

Në këtë seancë do të flasin sipas radhës: Blerina Gjylameti, Erion Veliaj me prezantimin e listës së kandidsatëve për anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe i tretti, Kryeministri Edi Rama.

Me fjalën e Ramës përfundon seanca e dytë, në orën 13:30.

Në orën 15:00 nis seanca e tretë e ndarë në tre panele.

Temat do të mbahen në godina të ndryshme.

Ato do të jenë: Bashkitë që duam dhe Edukim cilësor dhe punësim për të rinjtë në plaatin e Kongreseve si dhe Reforma zgjore dhe vota e emigrantëve në hotel Sheraton.

Në orën 17:00, Kongresi Elektoral i PS mbyll punimet.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dëmtimet penalizojnë Partizanin, dy mungesa të sigurta në Europë

Janari i Partizanit, axhendë sfiduese për të kuqtë e Kërnajës

29/12/2025
Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri

Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al