• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pse Astrit Patozi dhe kandidati i tij në Këlcyrë, Shkëlqim Muhaj, nuk duhen marrë seriozisht në zgjedhjet e 30 qershorit

16/06/2019
Pse Astrit Patozi dhe kandidati i tij në Këlcyrë, Shkëlqim Muhaj, nuk duhen marrë seriozisht në zgjedhjet e 30 qershorit

Astrit Patozi prezantoi sot në Këlcyrë kandidatin e Bindjes Demokratike për këtë bashki, Shkëlqim Muhaj. Nëse shikon pamjet që qarkulluan në media nga takimi ka dy detaje që të bëjnë përshtypje dhe të thonë se përse nuk duhet marrë seriozisht as Astrit Patozi dhe as kandidati i tij në Bashkinë Këlcyrë.

Së pari në takim çuditërisht ishte i pranishëm edhe Hazbi Kasaj, kandidati i përjetshëm dhe qesharak në çdo palë zgjedhje. Pra, Astrit Patozi prezanton kandidatin e vet për Këlcyrën me Hazbi Kasajn nëpër këmbë. Së dyti, takimi prezantues i Shkëlqim Muhajt, ishte zhvilluar në një nga lokalet e qytetit, nën avujt e alkolit të birrave dhe rakisë që shërbehej për të pranishmit.

Mjaftojnë këto dy elementë për të treguar se as Astrit Patozi dhe as Shkëlqim Muhaj nuk e kanë seriozisht këtë punë. S’jemi duke kërkuar salltanete, pompozitet dhe spektakël si ato që bën Edi Rama, por një takim më dinjitoz. Fjala vjen në qendrën multifunksionale të qytetit ka një sallë mbledhjesh ku fare mirë Patozi mund të bashkëbisedonte me njerëzit, duke kërkuar mbështetje për Shkëlqim Muhajn. Më mirë të mos e mbushësh sallën sesa të futesh në nje mejhane për t’u freskuar me birra e raki.

Kjo nuk e bën serioz as Patozin dhe as Shkëlqim Muhajn. Tjetra, me Hazbi Kasajn në takim, i cili është gjithashtu kandidat për Bashkinë Këlcyrë, bëhet qesharak edhe Astrit Patozi edhe Shkëlqim Muhaj. Pikërisht për këto dy arsye nuk duhet marrë seriozisht kandidati i Bindjes Demokratike në Këlcyrë dhe as vetë Astrit Patozi. Ata sot zgjodhën të bënin takim elektoral duke patur në krah një personazh komik dhe banal në të njëjtën kohë.

S’jemi duke thënë se Klement Ndoni është më i mirë se Shkëlqim Muhaj, të paktën si kandidat për Bashkinë Këlcyrë, se si prodhues djathi mbase kanë dallime me njëri-tjetrin. Por takimi i sotëm në Këlcyrë ishte një minus i madh për Astrit Patozin dhe Shkëlqim Muhajn. Nuk ka lidhje me dy personat në fjalë, por thjesht me formatin e takimit që kishin organizuar dhe me Hazbi Kasajn nëpër këmbë.  Mediat sot nuk raportuan për Shkëlqim Muhajn dhe Astrit Patozin në Këlcyrë, por për mallkimin e Hazbi Kasajt për Ilir Metën. Pra, banaliteti i Hazbi Kasajt bëri më shumë lajm se Astrit Patozi dhe kandidati i tij në Këlcyrë.

©argjiroja.net 

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al