• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pse djersitni natën, ekspertët japin shpjegimin

17/08/2021
Pse djersitni natën, ekspertët japin shpjegimin

Mund të ndodhë që të zgjoheni shpesh gjatë natës dhe të vini re se çarçafët janë të lagur me djersë. “The Sun” tregon pse ndodh kjo dhe kur duhet të shqetësoheni.

Pse djersitemi në gjumë?

NHS (Shërbimi Kombëtar i Shëndetit) thotë se arsyet më të zakonshme për djersitjen gjatë natës janë:

Simptomat e menopauzës: Ndryshimet hormonale gjatë menopauzës mund t’u shkaktojnë grave djersitje gjatë natës. Por kjo nuk është një situatë e rëndë, ju duhet vetëm të konsultoheni me mjekun tuaj.

Ankthi: Ky mund të jetë një shkak i zakonshëm i djersitjes së tepërt.

Ilaçet: Medikamentet kanë të gjitha llojet e efekteve anësore. Antidepresantët, steroidet dhe qetësuesit e dhimbjeve janë më të zakonshmet që shkaktojnë djersitje. Nëse keni filluar të djersiteni që nga marrja e ilaçeve, mund të flisni me mjekun tuaj për të parë nëse mund të bëni diçkqa për të ndryshuar situatën.

Sheqeri i ulët në gjak: Njerëzit me sheqer të ulët në gjak (hipoglikemia) mund të përjetojnë djersitje gjatë natës. Ai përfshin ata që marrin ilaçe për diabetin, si insulina.

Sëmundja është gjithashtu një shkak shumë i zakonshëm i djersitjes gjatë natës, pasi sistemi imunitar lufton infeksionin.

Djersitja gjatë natës mund të jetë gjithashtu një shenjë paralajmëruese e hershme për lloje të ndryshme të kancerit, më së shumti limfoma, një lloj kanceri në gjak. Por kjo është e rrallë.

Alkooli i tepërt, kafeina, ushqimet pikante, pirja e duhanit ose drogat gjithashtu mund t’ju ​​shkaktojnë djersitje gjatë natës.

Kur duhet të shqetësohemi?

NHS thotë se duhet të shkoni tek mjeku nëse jeni djersitur gjatë natës. Nuk ka trajtime për djersitjen gjatë natës. Por mjeku juaj do të përpiqet të gjejë shkakun kryesor.

Në varësi të shkakut të djersitjes gjatë natës, ju mund të hasni edhe simptoma të tjera. Nëse jeni të sëmurë, mund të keni të dridhura ose ethe.

Nëse jeni grua, ndryshimet e humorit dhe thatësia vaginale mund të shoqërojnë djersitjen gjatë natës si rezultat i menopauzës. Ju ende mund të keni perioda ndërsa përjetoni simptoma të menopauzës.

Dhe nëse është kancer, zakonisht do ketë shenja të tjera paralajmëruese , si humbja e peshës.

Një tjetër faktor që ndikon tek djersitja gjatë natës mund të jenë edhe temperaturat e larta në dhomën ku ju fliini, ose fakti që flini me rroba të trasha. Ju madje mund të zgjoheni të djersitur pas një ëndrre të keqe.

Por nëse kjo ndodh rregullisht, ju ndërpret gjumin dhe / ose shoqërohet me simptoma të tjera, atëherë duhet të shkoni për një vizitë tek mjeku.

Related Posts

Zbulim misterioz pranë Detit të Galilesë hedh dritë mbi pagëzimin e hershëm të krishterë
Lifestyle

Zbulim misterioz pranë Detit të Galilesë hedh dritë mbi pagëzimin e hershëm të krishterë

10/04/2026
Ishte në librin e rekordeve Guinness, “Pohlsepia mazonensis” nuk është një oktapod! Si u mashtruan shkencëtarët për vite me radhë
Lifestyle

Ishte në librin e rekordeve Guinness, “Pohlsepia mazonensis” nuk është një oktapod! Si u mashtruan shkencëtarët për vite me radhë

08/04/2026
47 vjeçarja Christina Koch, gruaja që kaloi 328 ditë në hapësirë tani pjesë e misionit Artemis II rreth Hënës
Lifestyle

47 vjeçarja Christina Koch, gruaja që kaloi 328 ditë në hapësirë tani pjesë e misionit Artemis II rreth Hënës

06/04/2026
Zbulohen për herë të parë planet për Titanikun “e pafundosshëm”
Lifestyle

Zbulohen për herë të parë planet për Titanikun “e pafundosshëm”

01/04/2026
341 metra e gjatë dhe mund të akomodojë 5,200 pasagjerë, Kina lançon anijen gjigante turistike
Lifestyle

341 metra e gjatë dhe mund të akomodojë 5,200 pasagjerë, Kina lançon anijen gjigante turistike

26/03/2026
Pamjet virale/ Fole gjigante grerëzash zbulohet në New York, ekspozohet në muze
Lifestyle

Pamjet virale/ Fole gjigante grerëzash zbulohet në New York, ekspozohet në muze

25/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Inter “prek” titullin, triumfon me përmbysje ndaj Comos

VIDEO/ Inter “prek” titullin, triumfon me përmbysje ndaj Comos

13/04/2026
Vllaznia, trajneri Edi Martini para ndeshjes së Europës: Jemi gati, ia dalim me pak fat

Vllaznia, trajneri Martini: Morëm pikët që na duheshin, por loja nuk më kënaq

12/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al