• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pse duhet përdorur politikisht edhe një krizë si ajo e Kakavijës?!

19/08/2020
Policia e Shtetit thirrje emigrantëve në Kakavijë: Mos u dyndni të gjithë në një ditë, nga e hëna masa më shtrënguese për të hyrë në Greqi

Nga Skënder Minxhozi

Prej muajsh, qëkurse ka hyrë në zyrën e kreut të shtetit, Ilir Meta vazhdon të flasë dhe të sillet jo sikur është President i vendit, po sikur është një eurodeputet, që një shërbim nga ata më banalët e të zakonshmit, e ka hedhur nga Strasburgu a Brukseli për disa ditë në Tiranë, për të dhënë ca mend e këshilla, e për të ikur sërish nga ishte nisur. Vazhdon të bëjë politikë nga ajo më e keqja, të heqë nga vetja çdo përgjegjësi, dhe të mbajë ndezur një sherr të vazhdueshëm me maxhorancën.

Aq sa rregullisht po fut në siklet edhe palën tjetër, opozitën, e cila shumë shpesh flet më butë kundër qeverisë, sesa vetë “simboli i unitetit të kombit”!

Para pak ditësh kilometra të tëra makinash, me mijëra njerëz të të gjitha moshave, u bllokuan për tre ditë me rradhë në kufinjtë jugorë me Greqinë. Një emergjencë humanitare me jo pak vuajtje për shqiptarët, që duhej të ishte zbutur e mpakur me ndërhyrjet energjike të të gjitha institucioneve të shtetit që kishin në dorë të bënin diçka.

Nuk është aspak e ekzagjeruar të thuhet se rradhët e ngjashme të krijuara në Bullgari apo shtete të tjera kufitare me Greqinë, nuk janë një alibi e plotë dhe shterruese për qeverinë tonë. Ministra e zyrtarë të tjerë që merren me emergjencat, duhet të kishin shkuar më herët në Kakavijë e Kapshticë, megjithë karvanet e ndihmave nga pas, pasi të kishin bërë sensibilizimin e palës greke, në kanalet diplomatike që njihen e praktikohen në këto raste. Shtetit tonë nuk i funksionuan në kohë dhe qysh në orët e para reflekset e alarmit, që duhej të ishin vënë në lëvizje më shpejt dhe më fuqishëm, përballë një situate që si shkak primar ka kaosin që ka mbjellë mes shteteve pandemia e Covid 19.

Në këtë mozaik emrash, fytyrash, kompetencash dhe kartvizitash VIP, Presidenti i Republikës është parimisht një ndër dy-tre protagonistët e parë që duhej të përpiqej të ushtrojë pushtetin që i jep zyra që mban, për të zgjidhur situata si ajo e Kakavijës. Ashtu siç zbriste në Laç e Durrës thuajse përditë, kur ra tërmeti, Ilir Meta nuk kishte pse ta këqyrte nga Jugu maisjen e vargut të makinave në kufinjtë tanë me Greqinë, për të ardhur më pas në Tiranë e për të sulmuar Edi Ramën.

Kemi President Republike një politikan me njohje të gjera në të gjitha shtetet rrotull nesh, me përvojë diplomatike dhe instikt natyral reagimi në momente krizash. Asnjëra nga këto cilësi nuk i pamë kësaj rradhe. Pamë vetëm përdorimin e shëmtuar politik që Ilir Meta i bëri një halli treditor të mijëra bashkëkombasve të vet, të cilët e njohin për kryetar shteti, por që e shohin të sillet si kryetar partie.

Presidenti kishte detyrën institucionale që të merrte telefonin dhe të tentonte të lidhej me homologen e tij Sakellaropoulou. Ashtu si Pandi Majko mori në telefon Janullatosin, Meta kishte detyrimin që të bënte diçka konform pozicionit të tij, që në fund të fundit, të justifikonte më pas edhe politizimin që i bëri krizës së Kakavijës. Por kur vetë Presidenti qëndron krejt pasiv, nëse ai shkon e del në fotografi me hudhra e qepë apo endet maleve të Labërisë për të konsumuar pushimet e gushtit, nuk ka më pas asnjë të drejtë të ankohet për ata që s’kanë bërë punën në Tiranë.

Kur krerët e politikës, ata që janë në zyra e kanë kompetenca, pozitë dhe protokoll të lartë, e distancojnë veten artificialisht nga përgjegjësitë dhe nisin të përdorin politikisht krizat e fatkeqësitë, zakonisht faji mbetet jetim dhe punët shkojnë keq e më keq. Kur këtë gjë e bën thuajse përditë kryetari i shtetit, i bie që ky të jetë fundi i normalitetit. Është komode të shash të tjerët, por duhet të kontrollosh më parë nëse s’je ti më i pari për t’u sharë…/ Javanews.al

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Skandali në koncertin e Coldplay, reagon për herë të parë Christine Cabot

Skandali në koncertin e Coldplay, reagon për herë të parë Christine Cabot

18/12/2025
Bologna në prag, Chivu: Në fushë zbresim me dëshirë të madhe, synojmë trofe

Bologna në prag, Chivu: Në fushë zbresim me dëshirë të madhe, synojmë trofe

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al