• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pse rizgjedhja e Bashës kryetar i PD-së, është dhurata politike më e madhe për Edi Ramën

05/06/2021
Pse rizgjedhja e Bashës kryetar i PD-së, është dhurata politike më e madhe për Edi Ramën

Nga Blendi Kajsiu

Rizgjedhja e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së më 13 qershor do ishte dhurata politike më e madhe për Edi Ramën. Nga të gjithë kandidatët për kryetar të PD-së sot, Basha është kandidati më lehtësisht i mundshëm nga Rama dhe PS-ja në zgjedhjet e radhës.

Mjafton të imagjinojmë për një moment zgjedhjet lokale pas dy vjetësh, në 2023. Që PD-ja të deklaronte fitore në këto zgjedhje, Basha ose do duhej të fitonte shumicën e bashkive kryesore të vendit, ose të paktën Bashkinë e Tiranës. Siç e ka shtjelluar me detaje Blendi Fevziu te gazeta “Panorama”, në Shqipëri kush fiton Tiranën, fiton zgjedhjet.

Po kush është ai shqiptar, qoftë edhe demokrat apo anti-Ramist, që sot beson se Basha është i aftë t’i marrë Bashkinë e Tiranës dyshes Veliaj – Rama, qoftë edhe me zgjedhje të lira dhe të ndershme? Basha “e fitoi” Tiranën në vitin 2011 kur PD-ja ishte në pushtet me vetëm 81 vota, që në fakt ia dha KQZ-ja e Arben Ristanit. Ky i fundit u shpërblye më pas politikisht nga PDja në një nga aktet më publike të korrupsionit politik.

Aq mediokre ishte qeverisja e Bashës në Bashkinë e Tiranës, saqë as nuk u mundua të rikandidonte. Nën lidershipin e tij, PD-ja e humbi bindshëm këtë bashki në vitin 2015. Ndaj është e vështirë të imagjinosh sot se Basha mund të fitojë Bashkinë e Tiranës nesër.

Po nëse nuk është i aftë të fitojë Bashkinë e Tiranës ku krimi i organizuar, shitblerja e votës dhe klientelizmi janë në nivelet më të ulëta në vend, përse do fitojë bashki me peshë si Durrësi, Elbasani apo Vlora, ku sipas tij këto fenomene gëlojnë? Dhe nëse nuk fiton dot as Tiranën, as Durrësin apo Elbasanin, pa përmendur Fierin apo Vlorën, atëherë si do t’i fitojë zgjedhjet lokale? Dhe nëse nuk fiton dot zgjedhjet lokale të vitit 2023, si t’i do fitojë zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025?

Natyrisht që edhe në vitin 2023 Basha do denoncojë masakrën elektorale të radhës. Problemi është që parulla “zgjedhjet m’i vodhën, nuk i humba!”, mund të shërbejë për të fituar partinë, por jo pushtetin. Në fakt, ky është specialiteti i Bashës dhe ndaj për Ramën ai është opozitari ideal.

Është e vetmja gjë që duket se ka mësuar nga Berisha, sepse ky fundit, përveç PDsë, kapte ndonjëherë edhe pushtetin. Ndërkohë, Basha është aq i zënë me kapjen e PD-së, saqë e ka të pamundur të merret me ardhjen në pushtet. Nëse kapja e partisë kërkon mbyllje ndaj shoqërisë, mungesë debati dhe luajalitet të verbër, ardhja në pushtet nënkupton të kundërtën.

Ndaj Basha jo vetëm që nuk synon ta transformojë PD-në në parti të parë, por as mendon që kjo është e mundur. Kështu, në zgjedhjet e 2021, në asnjë moment nuk deklaroi se PD-ja do merrte më shumë vota ose mandate se PS-ja, siç deklaronte përditë Rama. Hyri në garë për vendin e dytë duke pranuar në mënyrë të heshtur që PS-ja do ish parti e parë. Sot ankohet që pati një masakër elektorale që nxori PS-në parti të parë dhe PD-në parti të dytë.

Një meritë që gjithsesi i duhet njohur Bashës është sinqeriteti i tij me anëtarësinë e PD-së. Ai e ka cilësuar lidershipin e tij si lidership i sakrificës. Kuptohet, sakrifica nuk është e liderit, por e anëtarësisë, pasi Basha dhe familja e tij nuk e vuajnë të qenurit në opozitë. Përkundrazi është një pozicion që u jep si kapital ekonomik edhe politik, ndaj nuk e lëshojnë PD-në.

Sakrifica është e anëtarëve të thjeshtë të PD-së, për të cilët opozitarizmi nënkupton goditje si në statusin social, edhe në atë ekonomik. Ndaj është për t’u përshëndetur sinqeriteti i Bashës kur pranon para anëtarësisë që lidershipi i tij prodhon sakrificë dhe jo pushtet.

Ai nuk po premton fitore, por sakrificë si në zgjedhjet e vitit 2023 edhe në ato të vitit 2025. Dhe nuk ka dhuratë më të mirë politike për Edi Ramën dhe PS-në se një opozitë që preferon sakrificën dhe jo pushtetin.(Panorama)

Related Posts

Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve, 13-vjeçarja në kryeqytet shpëton mrekullisht nga plumbi qorr
Kryesore

Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve, 13-vjeçarja në kryeqytet shpëton mrekullisht nga plumbi qorr

01/01/2026
Viti i ri nis tragjikisht/ Shuhen në aksident 3 të rinj në Tepelenë (Emrat)
Kryesore

Viti i ri nis tragjikisht/ Shuhen në aksident 3 të rinj në Tepelenë (Emrat)

01/01/2026
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pse Netflix u bllokua përsëri pas publikimit të episodit të fundit të serialit “Stranger Things”?

Pse Netflix u bllokua përsëri pas publikimit të episodit të fundit të serialit “Stranger Things”?

01/01/2026
Teyana Taylor dhe Aaron Pierre i japin fund lidhjes pas më pak se një viti

Teyana Taylor dhe Aaron Pierre i japin fund lidhjes pas më pak se një viti

01/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al