• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pse Universiteti i Gjirokastrës ka ‘vënë kujën’ për mesataren mbi 7 në degën e Mësuesisë

15/10/2018
Nisin regjistrimet për studimet Master në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër, ja degët ku mund të aplikoni

Për herë të parë këtë vit të ri akademik, Mësuesia është programi i studimit ku ka patur më shumë studentë të regjistruar. Këtë e konfirmon zyrtarisht ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, duke saktësuar se 100% e studentëve që janë regjistruar në Mësuesi, kanë mesatare mbi notën 7 ashtu siç ishte përcaktuar me vendim të qeverisë. Sa i përket Universitetit ‘Eqrem Çabej’ në Gjirokastër, regjistrimet kanë qenë shumë të ulëta në këtë degë.

Natyrisht që ky nuk është një lajm i mirë, jo thjesht për universitetin, por edhe për arsimin parauniversitar në krejt jugun e vendit, pasi nga ky institucion përgatiten pjesa më e madhe e mësuesve të shkollave. Shqetësim më vete për këtë çështje është justifikimi që kanë dhënë vazhdimisht drejtuesit e këtij universiteti. Rektori dhe zv.rektori në çdo dalje publike, madje edhe sot në ditën e parë të vitit akademik, janë kujdesur të theksojnë me forcë se Mësuesia në Gjirokastër është penalizuar nga vendimi i qeverisë për mesatare mbi notën 7. Formalisht ngjan të jetë kështu, por kjo që thonë drejtuesit e universitetit nuk është argument.

Nota mesatare mbi 7 është ndoshta një nga vendimet më të mira që është marrë për arsimin në tërësi. Maturantë me mesatare mbi 7 që regjistrohen në universitet për t’u bërë mësues të ardhshëm, është një lajm që duhet të na gëzojë. Sepse praktikisht dikush me mesatare mbi 7 ka më shumë garanci për të qenë mësues i mirë pas 5 vitesh studimi sesa një maturant me mesatare nën 7. Drejtuesit e Universitetit ‘Eqrem Çabej’  e trajtojnë si fatkeqësi vendosjen e notës mesatare mbi 7 për degën e Mësuesisë. Kur në fakt duhet të ishte e kundërta. Duhet ta kishin duartrokitur këtë vendim. Shqipëria sot ka nevojë për mësues më të mirë, jo thjesht mësues me një diplomë. Deri më tani, universitetet shqiptare, përfshi edhe atë të Gjirokastrës, kanë nxjerrë plot mësues me mesatare 5 apo 6.

Për fat të keq një pjesë e mirë e atyre mësuesve sot janë në sistem, mësojnë fëmijët tanë. Për herë të parë këtë vit akademik kanë nisur studimet kandidatë për mësues me mesatare më të mirë. Ky lajm duhet na gëzojë të gjithëve si shoqëri. S’ka vend për të vënë kujën, siç për fat të keq po bëjnë drejtuesit e Universitetit të Gjirokastrës. Nuk mund të justifikosh dështimin tënd si universitet, duke mos qenë atraktiv aq sa duhet për maturantët me mesatare mbi 7, me faktin se qeveria ka rritur ‘stekën’ për ata që duan të bëhen mësues. Gjasat janë që këtej e tutje të kemi mësues më të mirë.

Kjo është ajo që i intereson publikut. Ndërsa çështja e numrave në degët e universitetit, varet nga sa atraktiv është ky universitet për maturantët, sa konkurrues është me universitetet e tjera. Universiteti i Gjirokastrës ka nevojë për reformim. Kush e kundërshton këtë gjë, thjesht kërkon të ruajë ‘status quonë’ dhe të vazhdojë të marrë rrogën. Ky takëm njerëzish janë armiqtë më të mëdhënj të universitetit. Ata nuk e duan universitetin, nuk e duan Gjirokastrën. Shohin vetëm rrogën dhe çdo përfitim tjetër, të ligjshëm apo të paligjshëm, që rrjedh nga statusi i të qenit pedagog.

©ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Orinda Huta flet hapur për festivalet në Shqipëri: Harxhon shumë dhe merr energji të keqe

Orinda Huta flet hapur për festivalet në Shqipëri: Harxhon shumë dhe merr energji të keqe

27/12/2025
Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al