POLICIA E SHTETIT
Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për dy shtetas 16 vjeç, pasi kanë shpërndarë një foto intime të një 15-vjeçareje, në rrjetin social “Tik-Tok”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.