• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Punimet për By Passin e Tepelenës, dëmtohet një nga këmbët e urës monumentale (VIDEO)

06/11/2018
Punimet për By Passin e Tepelenës, dëmtohet një nga këmbët e urës monumentale (VIDEO)

Një nga urat më të vjetra në vend që ka gjurmë historike të periudhës romake, por që dhe dëshmon për gjenalitetin inxhinerik të kohës është dëmtuar në njërën këmbë. Kjo ka ndodhur gjatë punimeve që po kryhen për By Passin e Tepelenës. Nuk dihet nëse firma zbatuese do të thërrasë ekspertë apo njohës të veprave të tilla, për të realizuar një riparim që nuk do të mbulonte vlerat e saj historike. 

Njohësit e vlerave arkitekturore po ngrenë dyshime që punimet në By Passin e Tepelenës po dëmtojnë Urën Beçistit, një moment kulture që daton nga koha romake. Një ndër ta është arkitekti restautor Kreshnik Merxhani. Në postimin e tij ai tregon se njëra këmbë e urës është dëmtuar dhe firma po e mbulon këtë dëmtim duke hedhur beton. ABC News shkoi në vendin ku ndodhet ura mbi Vjosë, aty ku edhe aktualisht janë përqëndruar punimet e By Passit.

Pasarela ose ura në Tepelenë ka një bazament që supozohet që për nga punimi lidhet me periudhën romake, kurse pjesa e sipërme është një ndërhyrje e shekullit XX, thotë Merxhani. Ura lidhet me emrin Ali Pashës dhe pikërisht aty ku po ndërhyhet sot, ka gjurmë muratorë që për nga teknika i përngjan urave në periudhën që kur ai synonte në Vilajetin e Janinës. Një nga urat më të mëdha të periudhës romake, e cila kohët e fundit është rrezikuar seriozisht nga ujrat e Vjosës, është nga të vetmet vepra që dëshmon për gjenalitetin inxhinerik të kohës dhe për rrjetin që lidhte dikur Dodonesin, Antigonën e Hadrianopolin me Bylsin dhe Apolloninë.

Nëse dëmtimet nuk do të merren në konsideratë dhe nuk të kërkohet ndihma e ekspertëve për vepra të tilla, është për të ardhur keq. Ura prej 200 metra e gjatë me lartësi 6 metra është harruar. Herën e fundit që u restaurua ishte viti 2012, nga një shoqatë hollandeze, ç’ka mundësoi dhe lëvizjen mijëra banorëve që qarkullojnë çdo ditë përmes saj./Abc News

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

28/12/2025
Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al