• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Punimet po ecin me ritëm të lartë, ministrja Balluku inspekton punimet në Bypassin e Vlorës

03/08/2020
Punimet po ecin me ritëm të lartë, ministrja Balluku inspekton punimet në Bypassin e Vlorës

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, inspektuan punimet që janë duke u bërë për rikonstruktimin e Byppasit të Vlorës.

“75% të gërmimeve janë realizuar tashmë. 90% të punimeve të betonit, mure mbajtës, tombino, janë pothuajse të përfunduara. Kemi urën 5, e cila ka përfunduar plotësisht dhe po punohet për trotuaret e saj. Ura 1 është pothuajse e përfunduar vetëm për mbistrukturën. Praktikisht 45% të punimeve fizike janë pothuajse të kompletuara. Ecim me ritme shumë të shpejta që të realizojmë përfundimin në afat kohor”, bëri të ditur drejtori Verdho. Kryebashkiaku Leli vlerësoi ritmin e lartë dhe ecurinë e mirë të punimeve.

“Vetëm pak ditë më parë, unë isha këtu me ambasadorin Soreca dhe që nga ajo ditë, që është shumë e afërt, volumi i punimeve që është kryer është impresionues. Unë duhet t’ju falënderoj juve personalisht dhe të gjithë trupën që punon në këtë vepër kaq të rëndësishme për qytetin”, nënvizoi Leli.

Në thuajse një muaj nga inspektimi i fundit i bërë në këtë kantier, u shpreh ministrja Balluku, progresi i bërë është i dukshëm. Të gjitha problematikat e hasura në këtë vepër kanë marrë zgjidhje ku e vetmja çështje, e cila është ende pezull, është ajo e shpronësimeve në zonën e Kaninës, për të cilën është duke u punuar.

“Ky është një investim i financuar dhe i mbështetur nga Bashkimi Europian. Ky nuk është thjesht një investim infrastrukturor, por ky është një investim i mirëfilltë në mbështetje të turizmit. Ambasadori Soreca ka një impenjim personal në këtë çështje dhe është kënaqësi që ka pasur mundësinë ta vizitonte dhe ta shikonte nga afër ecurinë e mirë të punimeve”, u shpreh Balluku teksa shtoi se ecuria e punimeve për këtë vepër është evidente.

Sa i takon problematikës në zonën e Kaninës, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se “çështja e shpronësimeve nuk ka të bëjë me impenjimin tonë, por ka të bëjë me problematikën e dokumentacionit, e dosjeve që duhet të përpilojnë banorët e Kaninës. Megjithatë unë i kam takuar vetë përfaqësuesit e tyre, i kam takuar bashkë me kryetarin dhe bashkë me Ergysin, kështu që unë jam shumë e sigurt që do gjejmë mirëkuptimin dhe duke i ndihmuar ata për të pasur dokumentacionin e duhur dhe për të mbyllur procesin. Do ndihmojmë edhe veten për ta dorëzuar sa më shpejt”.

Në bisedën me përfaqësues të kompanisë që po realizon punimet, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se do të jetë sërish në bypass-in e Vlorës pas disa javësh duke shpresuar që punimet të kenë avancuar me të njëjtin ritëm.

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al