• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Putin paralajmëron Perëndimin: Nëse ndërhyni në Ukrainë, do përballeni me pasoja që s’i keni hasur kurrë në histori

24/02/2022
Putin paralajmëron Perëndimin: Nëse ndërhyni në Ukrainë, do përballeni me pasoja që s’i keni hasur kurrë në histori

Teksa i është drejtuar publikut, për autorizimin e një ‘operacioni special në rajonin separatist të Donbassit’, presidenti rus Putin ka paralajmuar vendet perëndimore që të mos ndërhyjnë pasi në të kundërt do përballen me pasojat më të mëdha që kanë hasur ndonjëherë.

“Për këdo që do të konsideronte të ndërhynte nga jashtë, nëse e bëni, do të përballeni me pasoja që nuk i keni hasur më parë në histori” – tha shefi i Kremlinit.

Narrativa e Putinit bazohet kryesisht në tezën se regjimi ukrainas është i ideologjisë naziste dhe po kryen gjenocid kundër rusëve etnikë në Ukrainë.

Duke iu referuar paraqitjes së tij të mëparshme televizive në të cilën ai njohu pavarësinë e të ashtuquajturave republika të Donets dhe Lugansk, Putin tha:

“Siç thashë në fjalimin tim të mëparshëm, nuk mund të bëjmë sikur nuk e shohim atë çfarë po ndodh atje. Ishte e pamundur të durohej e gjithë kjo. Ishte e nevojshme të ndalohej menjëherë ky makth – gjenocidi kundër miliona njerëzve që jetojnë atje, të cilët mbështeten vetëm tek Rusia, shpresojnë vetëm tek ne. Ishin këto aspirata, ndjenja, dhimbje të njerëzve që u bënë për ne motivi kryesor që na shtyu të njohim republikat popullore të Donbasit.

Ajo që unë mendoj se është e rëndësishme të theksohet më tej. Për të arritur qëllimet e tyre, vendet kryesore të NATO-s mbështesin në çdo gjë nacionalistët ekstremë dhe neo-nazistët në Ukrainë, të cilët, nga ana tjetër, nuk do t’ua falin kurrë banorëve të Krimesë dhe Sevastopolit për zgjedhjen e tyre të lirë – ribashkimin me Rusinë”, tha ai.

Putin shton se liderët ukrainas, të cilët ai i quan “bashkëpunëtorë të Hitlerit” kanë plane për të rimarrë me forcë Krimenë dhe Donbasin dhe në një moment mund të përdorin armë bërthamore.

“Ata, natyrisht, do të ngjiten në Krime dhe ashtu si në Donbas, me luftë, për të vrarë, siç vranë njerëz të pambrojtur bashkëpunëtorët e Hitlerit gjatë Luftës së Madhe Patriotike. Ata deklarojnë hapur se pretendojnë një sërë territoresh të tjera ruse.

E gjithë rrjedha e ngjarjeve dhe analiza e informacionit të ardhur tregon se përplasja e Rusisë me këto forca është e pashmangshme. Është vetëm çështje kohe: po bëhen gati, po presin kohën e duhur. Tani ata gjithashtu pretendojnë se posedojnë armë bërthamore. Ne nuk do të lejojmë që kjo të bëhet”, tha Putin.

Putin shpjegon pse vendosi të urdhërojë “një operacion special ushtarak”.

“Qëllimi i tij është të mbrojë njerëzit që i janë nënshtruar bullizmit dhe gjenocidit nga regjimi i Kievit për tetë vjet. Dhe për këtë ne do të përpiqemi për çmilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës, si dhe vënien para drejtësisë të atyre që kryen krime të përgjakshme kundër civilëve, përfshirë qytetarët e Federatës Ruse”, tha ai.

Ai e bëri deklaratën në orët e para të së enjtes teksa trupat ushtarake ruse ishin futur në rajonin separatist të Donbassit në atë që Moska e quajti si ‘ndërhyrje vendimtare për mbrojtjen e popullatës nga gjenocidi i Kievit’.

Në Ukrainë janë dëgjuar shpërthime të fuqishme në disa rajone ndërsa ministri i Jashtëm deklaroi se bëhej fjalë për një sulm në shkallë të plotë nga ana e Rusisë duke u bërë thirrje vendeve perëndimore që të reagojnë tani ndaj Putinit.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

28/12/2025
Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al