Tre persona, të cilësuar si me rrezikshmëri të lartë janë ârrestuar në Fier në kuadër të operacionit “Çlirimi”. Të tre kishin precedent penal në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe armëmbajtjes pa leje.
Policia nuk i ka publikuar emrat e tyre por vetëm inicialet, dhe ata janë: Sh. K., 33 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje; •A. B., 35 vjeç dhe R. L., 20 vjeç, të tre banues në Fier;
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin luksoz të blinduar Audi A8, i cili drejtohej nga 20-vjeçari me iniciale R. L., poshtë sediljes së parë të pasagjerit, ku ishte ulur Sh. K., 33-vjeç u gjetën 2 pistolêta dhe 2 krehëra me 24 fishekë. Ndërsa në çantën e dorës së 20-vjeçarit u gjet gjithashtu një thikë. Të njëjën armë të ftohtë kishte me vete edhe 35-vjeçari me iniciale A.B.
NJOFTIMI I PLOTË:
Fier
Operacion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Çlirimi”.
Vihen në pranga 3 persona me precedent penal në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen 2 armë zjarri, municion luftarak, 2 armë të ftohta dhe 1 makinë e blinduar.
Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si edhe nga informacionet e mara në rrugë operative, Policia bëri të mundur ârrestimin në flagrancë të shtetasve:
•Sh. K., 33 vjeç, banues në Fier, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje;
•A. B., 35 vjeç, banues në Fier;
•R. L., 20 vjeç, banues në Fier;
Gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat e DVP Fier, në fshatin Çlirim, Fier, në mjetin e blinduar Audi A8, i cili drejtohej nga shtetasi R. L., poshtë sediljes së parë të pasagjerit, ku ishte ulur shtetasi Sh. K., u gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri tip pistolêtë dhe 2 krehëra me 24 fishekë.
Gjatë kontrollit personal, shtetasit R. L. iu gjet dhe sekuestrua një mjet prerës (thikë), që e kishte në çantën e dorës.
Gjithashtu, gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj shtetasit A. B., u gjet dhe u sekuestrua një mjet prerës (thikë).
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 pistolêta, 2 krehëra me 24 fishekë, 2 mjetet prerëse dhe automjeti i blinduar Audi A8.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier, për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.









