• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Qarku Gjirokastër me 5 bashki, PD po punon për variantin e ri të ndarjes territoriale

30/01/2020
Qarku Gjirokastër me 5 bashki, PD po punon për variantin e ri të ndarjes territoriale

Partia Demokratike nuk mori pjesë në reformën territoriale të miratuar në fund të vitit 2014, pak muaj para zgjedhjeve lokale të qershorit 2015. Ndarjen e re të bërë nga socialistët me 61 bashki në të gjithë vendin, PD e ka kundërshtuar vazhdimisht dhe është zotuar se kur të vijë në pushtet do ta rishikojë.

Nëse ende nuk dihet me siguri se kur do të vijë në pushtet PD-ja, ndonëse duket se ka pak gjasa që kjo të ndodhë së afërmi, në selinë blu ka nisur puna për një variant tjetër të ndarjes administrative të vendit. Ish-deputetë të PD-së dhe ekspertë të saj po punojnë aktualisht mbi një draft.

Argjirolajm.net mëson se përsa i përket qarkut Gjirokastër, PD nuk mbështet variantin që lanë socialistët me 7 bashki, por reduktimin e tyre në 5. Por cilat janë bashkitë që ‘zhduken’. Burimet i thanë Argjirolajm.net se në draftin aktual me të cilin punojnë ekspertët e PD-së, parashikohet që të mos ekzistojnë më vete si njësi vendore Bashkia Memaliaj dhe Këlcyrë.

Demokratët konsiderojnë variantin që Këlcyra t’i bashkohet Përmetit në një bashki të vetme, ndërsa Memaliaj t’i bashkohet Tepelenës. Dropulli dhe Libohova nga ana tjetër do të vijojnë të figurojnë si bashki më vete. Varianti i propozuar nga PD-ja do të publikohet në muajt e ardhshëm.

Megjithatë kjo lëvizje ngjan të jetë më tepër për konsum politik, apo thjesht për të dhënë një alternativë pasi dihet që ndryshimet administrative bëhen vetëm në Kuvend . Aktualisht PD është jashtë Kuvendit. Nëse do të vijë në pushtet, do të duhet të ketë shumicë të cilësuar për të zhbërë në Parlament ndarjen e miratuar nga socialistët.

Nuk përjashtohet as një variant tjetër, që Basha të jetë marrë vesh me Ramën në kuadër të reformës zgjedhore, edhe për një korrigjim të ri të hartës administrative të Shqipërisë. Ndryshe nga cfarë ndodh në Tiranë, politika lokale në Gjirokastër jep të tjera premtime apo oferta sa për të kaluar radhën, fiks si ajo që bëri disa ditë më parë kreu i PD-së, Dasho Aliko. Ai u zotua se kur të vijnë në pushtet, demokratët do i  shtojnë qarkut të Gjirokastrës edhe Sarandën e Delvinën.

©argjiroja.net 

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al