• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Qeveria e re/ Bejko: Sot Edi Rama ishte i droguar, veproi sipas testamentit të Ramiz Alisë

27/08/2017
Roland Bejko fton demokratët: Merrni pjesë masivisht në votim, t’i japim frymë një opozite të fuqishme

Nga Roland Bejko
PUSHTETI I EDI RAMËS SOT SI AMANET I DIKTATORIT TË FUNDIT KOMUNIST

Ramiz Alia, si i fundmi diktator komunist i Shqipërisë vërtet ka ikur fizikisht nga kjo botë, por litarin e tashëgimisë së pushtetit e ka lënë si Nastradini jashtë varit të tij.

Dhe andej nga thellësitë e Hadit ( të errësirës) ku gjendet ai e lëshon dhe e tërheq litarin e pushtetit sipas rastit e sipas njerëzve. Varet nga rrethanat. Por varet edhe nga partitë.
Kur në pushtet është PS, e tendos më shumë, kur është PD e tërheq herë pas here, për ndonjë “bir” a ndonjë “bijë” nga familja e vjetër komuniste.

Nëse mendon kush se Kryetari i Parlamentit, një ish ministër i brendshëm i diktaturës komuniste dhe anëtarët e kabinetin qeveritar, mes të cilave edhe e bija e njërit prej anëtarëve të byrosë politike famëkeqe të diktaturës, i emëroi Edi Rama me mendjen e vet, gabon rëndë.

Sot Edi Rama ishte thjesht spikeri. Një spiker me zërin që i drudhej, jo i qetë, nervoz, agresiv, gati i droguar. Ai është aty, të egzekutojë testamentin, pikë për pikë, me besnikëri të verbër ndaj Atit shpirtëror.

Hartuesi i vërtetë i listës është SISTEMI. Është BLLOKU, është “Kushtrimi i Brezave”, është dora e oligarkëve të Nushëve&Co, ish komunistëve që u shndëruan brenda natës në kapitalistë dhe që operojnë pikë për pikë sipas testamentit të Ramizit në 1990-ën.

Po, po, po përmbushen pikë për pikë pikat e testamentit që ka lënë në sirtar Ramiz Alia. Është klubi i LANÇ-it, janë gjysëm opingarët që morën pushtetin në 1944 duke përmbysur me gjak elitën e pasur dhe ajkën intelektuale të këtij vendi, ata që bëjnë sot ligjin në këtë vend, që drejtojnë të gjitha pushtetet dhe që kontrollijnë 90 % të pasurisë kombëtare.

Po, po është ai SISTEM që ne për 27 vjet nuk e përmbysëm dot, nuk e zhbëmë dot, nuk e tjetërsuam dot. Madie i shërbyem, herë për interesa paraje, herë nga naiviteti, herë nga besimi, herë të gënjyer, dhe shumë herë, pse jo, nga idealizmi naiv për një demokraci par excellence…

Po po, nuk është Edi Rama ai që hartoi listat e kabinetit qeveritar dhe drejtimit të parlamentit.
Është Ramiz Alia me pasardhësit e klubit të tij. Janë ata që me duart e tyre të padukshme luajnë telat e kukullave politikë dhe ekonomikë në këtë skenën e qelbur të teatrit absurd që luhet për këtë spektatorin tonë naiv që e ha sapunin për djadhë, lehtësisht.

Sistemi politik në Shqipëri, është si rrjeta e MATRIX.
Nuk të lë të depërtosh brenda saj sado ta meritosh, sado të përpiqesh, sado i dobishëm të jesh, sado i aftë, profesionist, i moralshëm a i ndershëm qofsh. Sidomos po ishe i ndershëm, jo ishbashkëpuntor, jo ishspiun, jo me lidhje të forta me të shkuarën komuniste ti individi i thjesht shqiptar nuk ke asnjë shans. Përkundrazi, për ta ti je i rrezikshëm, i padëshiruar, i urryer, i huaj.Ka të tillë plot socialistë, por jo.Ky SISTEM i flak dhunshëm. Duhen pinjollët e bllokut në qeverim. Prandaj shqiptarët e theshtë po ikin përditë e më shumë nga ky vend sepse nuk kanë asnjë pikë pjekje me të.

Pushteti në Shqipëri është një sistem i mbyllur, i kontrolluar, nepotik,i trashëgeshëm.. i KRIMINALIZUAR !

Kjo është sfida e re për Lulzim Bashën.

■ NDARJA E QARTË NGA TRASHËGIMIA KOMUNISTE E RAMIZ ALISË!

NDARJE DHE DISTANCIM I QARTË NGA TRASHËGIMIA E PRAKTIKAVE TË REKRUTIMIT NË NIVELE TË LARTA BRENDA PD-SË TË PINJOLLËVE QË VIJNË NGA TRASHËGIMIA E SIGURIMIT TË SHTETIT DHE DREJTUESVE TË LARTË TË NOMEKLATURËS TË LIDHUR SOT ME OLIGARKËT QË I FINANCOJNË HAPUR ME PARA DHE MEDIA.

■ KONSIDERIMI I TYRE NGA PD SI KUNDËRSHTARË TË PËRJETSHËM.

Ndryshe Shqipëria do jetë pengu i përjetshëm i pinjollëve, dhe brenga e përjetshme e çdo shqiptari që mezi e shtyn jetën nën thundrën e tyre këtu a në arati qofshin.

Kjo që ndodhi sot, është pushkatimi i dytë i viktimave të diktaturës, është gjithashtu një shpullë e rëndë për të gjithë ne që besuam në vitet 90-të se me rënien e bustit, fitoren e pluralizmit politik dhe fjalën e “lirë” shembëm komunizmin. Gjenerata e ’90-ës e humbi shansin për të jetuar të lirë në një Shqipëri demokratike.

Sot për fajet tona, po marim në qafë dhe fëmijët tanë, gjeneratën tjetër, duke i lënë “të qeverisen” nga të njëjtët pinjollë.

Tani ne si opozitë duhet të bëjmë shpejt e shpejt disa gjëra:

1. T’ju kërkojmë ndjesë fëmijëve tanë që e lamë fatin e së ardhmes së tyre në duart e përgjakura të pinjollëve komunistë.

2. Të hartojmë urgjent strategjinë e përmbysjes së tyre me të gjitha mjetet demokratike.

3. T’ju heqim mundësinë e rëmbimit të votës që ndërtuan strategët e tyre në zgjedhjet e fundit për të mos u ndëshkuar më sërish në zgjedhjet e rradhës.

4. Të hartojmë një program të djathtë, përfaqësues të shtresave që mbështesin dhe shpresojnë te PD si një akt besimi me elektoratin shqiptar.

5. Të demokratizohet PD duke nxitur garën e hapur dhe meritokracinë, si njësi motivimi në sistemin e saj të brendshëm. Etj, etj.

Me gafat e tij, Edi Rama na i bën më të lehtë opozitarizmin.

Related Posts

Kryesore

E rëndë në Greqi/ 17-vjeçarja përdh*nohet në grup, arrestohet një grua shqiptare

16/03/2026
Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë
Kryesore

Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë

16/03/2026
Dekonspirimi i operacioneve, SPAK plan për të mënjanuar Policinë e Shtetit
Kryesore

Dekonspirimi i operacioneve, SPAK plan për të mënjanuar Policinë e Shtetit

16/03/2026
Lufta që rrënoi mitin e Dubait
Kryesore

Lufta që rrënoi mitin e Dubait

16/03/2026
Princi Leka II martohet për herë të dytë, Blerta Celibashi do të mbajë titullin “Princeshë e Shqiptarëve” (FOTO)
Kryesore

Princi Leka II martohet për herë të dytë, Blerta Celibashi do të mbajë titullin “Princeshë e Shqiptarëve” (FOTO)

16/03/2026
Kreu i Shoqatës së Hoteleri Turizmit: Numri i pushuesve në bregdet ka rënë ndjeshëm
Kryesore

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

16/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bayern, Kompany nuk ul përqëndrimin: Të luajmë të fokusuar 100% ndaj Atalantës

Bayern, Kompany nuk ul përqëndrimin: Të luajmë të fokusuar 100% ndaj Atalantës

17/03/2026
“Çfarë ndodh me Mateon nëse ti del sot?”/ Brikena i përgjigjet ashpër banorëve

“Çfarë ndodh me Mateon nëse ti del sot?”/ Brikena i përgjigjet ashpër banorëve

17/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al