• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Qeveria greke e shqetësuar, Alpha Bank në Shqipëri do të shitet

25/05/2021
Qeveria greke e shqetësuar, Alpha Bank në Shqipëri do të shitet

Banka e fundit greke në Shqipëri ka dalë në shitje dhe kjo zbythje nga tregu që dikur e ka pasur krejtësisht nën kontroll, ka shqetësuar me sa duket qeverinë greke.

“Qeveria greke është shumë e shqetësuar pas vendimit të Alpha Bank për të shitur filialin e saj në Shqipëri, pasi çështja konsiderohet veçanërisht e rëndësishme në lidhje me përparësitë e politikës së jashtme të vendit, si dhe me marrëdhëniet ekonomike me Shqipërinë”, – raportonte dje businessdaily.gr.

Këtë shqetësim e ka pasqyruar në një shkrim të saj edhe revista e specializuar ekonomike, “Monitor”. Sipas saj, drejtuesit ekzekutivë e kanë motivuar këtë vendim me ristrukturimin e operacioneve ndërkombëtare të bankës. Strategjia përfshin shitjen e filialit në Shqipëri dhe të atij në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa parashikohet që grupi bankar grek të vazhdojë të mbajë bankat e veta në Rumani dhe Qipro.

Ky vendim është marrë mbështetur në përfitueshmërinë e aktivitetit të secilës bankë. Me sa duket, për Shqipërinë kjo përfitueshmëri është cilësuar e pamjaftueshme, ndërsa grupi ka konstatuar ecuri pozitive të aktivitetit në Rumani, me rritje domethënëse të aktivitetit dhe të përfitueshmërisë.

Sipas raportimeve të mediave qeveria greke ka kërkuar shpjegime prej bankës lidhur me këtë vendim. Ato citojnë burime nga ministria e jashtme dhe kabineti i Kryeministrit të vendit, që janë shprehuar të shqetësuara për ndikimin që ky vendim mund të ketë për praninë ekonomike dhe ndikimin e Greqisë në Shqipëri.

Në fillim të viteve 2000, dhe para krizës kreke fqinjët tanë zinin një vend kryesor në tregun bankar shqiptar me NBG, Tirana Bank, Alpha dhe Emporiki të cilat sipas Monitor zotëronin reth 41% të tregut të kredidhënies. Por pas krizës së 2009, që rrezikoi daljen e vendit nga euro, grupet bankare greke vendosën të shisnin shumicën e filialeve të tyre ndërkombëtare, me qëllim forcimin dhe konsolidimin e aktivitetit të tyre në Greqi. Kjo solli që sot Alpha bank të mbetej e vetmja në tregun shqiptar përpara vendimit të largimit. Ende nuk ka informacione se kush do ta blejë kapitalin e saj.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025
“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu
Kryesore

“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Gjysma ime…”/ Fjalët prekëse të Ema Andreas për ndarjen nga jeta të vëllait të saj

“Gjysma ime…”/ Fjalët prekëse të Ema Andreas për ndarjen nga jeta të vëllait të saj

31/12/2025
Vdekjet që tronditën Hollywoodin në vitin 2025

Vdekjet që tronditën Hollywoodin në vitin 2025

31/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al