• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Qytetari dixhital’ nga Gjirokastra fut në kurth Berishën: Flamur Golemi s’ka shkollë të lartë!

24/11/2019

“Qytetari Dixhital” nga Gjirokastra e ka futur sërish në kurth ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit përmes një mesazhi në Facebook, thotë se kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, nuk ka përfunduar studimet e larta. Nuk është hera e parë dhe me siguri s’ka për të qenë as e fundit që Berisha publikon mesazhe pa asnjë filtër fare.

“Një denoncim që e fshehin pushtetarët e Gjirokastrës, – shkruan ai. – Kryetari i bashkisë është pa arsim të lartë; është me arsim të mesëm; mund ta verifikoni. E mjera Shqipëri ku po shkon!” përfundon mesazhi që ka postuar Berisha.

Kohë më parë njerëz të PD sajuan historinë se Golemi s’kishte përfunduar shkollën e mesme. Ndërkohë tani del që nuk ka as shkollën e lartë. Tritan Shehu është mbase personi më ideal që Berisha duhet të pyesë nëse Golemi ka apo jo shkollën e lartë. Kujtojmë që Shehu ka qenë pedagog në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë teksa Golemi ndiqte studimet e larta. Orientimi i sulmeve të PD-së ndaj kryebashkiakut të Gjirokastrës pikërisht tek shkollimi, është me siguri strategjia më e gabuar.

Nëse Golemi ka një pikë të fortë që s’mund t’ia vësh në diskutim, është patjetër shkollimi i tij. Për të gjithë të tjerat, opozita është në të drejtën e vet ta sulmojë apo ti gjejë ‘cene’ në biografi. Thënë këto, “qytetari dixhital” duhet ta informojë Berishën për gjera të tjera rreth aktivitetit publik të Golemit si ish-deputet apo kryebashkiak i Gjirokastrës. Kjo puna e shkollimit është e dalë boje, nuk pi më ujë.

©argjiroja.net 

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dea Mishel reagon pas krahasimit me Selin: S’jeni mirë

Dea Mishel reagon pas krahasimit me Selin: S’jeni mirë

28/12/2025
Juventus, Spalleti vlerëson Zhegrovën: Bën driblime që tek  të tjerët nuk i shohim

Juventus, Spalleti vlerëson Zhegrovën: Bën driblime që tek të tjerët nuk i shohim

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al