Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me banorët e Kamzës, një dit pas publikimit zyrtar të emrave për deputetë.
Me fletëpalosje në duar, ku shpjegonte 5 pikat e programit të LSI, Kryemadhi u ndal tek një qytetare. Qytetarja i tha me humor se a i ka sjellë lekë, ndërsa Kryemadhi u shpreh se ka ardhur për të prezantuar programin, ndërsa paratë i ka marrë Edi Rama.
Banorja: Do na japësh ndonjë tufe me lek?
Monika Kryemadhi: Lekë s’ka, i ka marrë Edi Rama, ne po iu sjellim programe.
Banorja: Lekët i keni marrë ju më përpara