Një vjedhje ka ndodhur në Përmet. Policia thotë se në fshatin Qilarisht, është vjedhur dyqani i shtetasit A.N. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet. Ndërkohë policia nuk bën me dije vlerën e dëmit që i është shkaktuar pronarit të dyqanit.
©Argjirolajm.net