Televizioni kombëtar italian Rai do të flasë shqip. Parlamenti ka miratuar Kontratën e re të Shërbimit që rregullon transmetimet e Shërbimit Publik të Radiotelevizionit dhe për herë të parë, pas mbi 20 vitesh në vendet me pakicë arbëreshe do të flitet shqip.
Përfshirja e pakicës historike gjuhësore arbëreshe është rezultat i punës së madhe ekipore e cila u finalizua mirë nga Hon. Anna Laura Orrico (M5S), me origjinë arbëreshe, me paraqitjen e amendamenteve specifike.
Sipas këtij vendimi, gjatë pesëvjeçarit, 2023 – 2028, RAI do të ketë një kontratë shërbimi në gjuhën shqipe për pakicën etnike arbëreshe me banim në Kalabri, Basilicata, Puglia, Molise, Campania, Abruzzo e Siçili, thuhet në media.
Shërbimi Publik i RAI-t në këto rajone ka rregulluar marrëveshjet e kohën e programacionit që do të vihet në dispozicion për transmetimin e tyre në gjuhën arbëreshe.









