• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

04/07/2025
Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

Rajoni i Ballkanit ditëve të fundit është nën ndikimin e valës së nxehtë ndërkaq janë regjistruar temperatura mbi 40 gradë Celsius. Si qytetarët ashtu edhe turistët, që kanë ardhur ta vizitojnë rajonin, mundohen gjatë ditës të mbrohen nga rrezet e forta të diellit, ndërkaq autoritetet kanë paralajmëruar lëvizje të kufizuar gjatë ditës.
Maqedoni e Veriut
Departamenti Hidrometeorologjik i Maqedonisë së Veriut (UHMR) ka paralajmëruar se në ditët në vijim temperaturat në mbarë vendin do të arrijnë nivele rekorde.
“Deri të martën, moti do të jetë shumë i nxehtë me temperatura ditore kudo mbi 30 gradë Celsius, dhe në disa vende mbi 40 gradë Celsius. Të dielën, në pasdite dhe në mbrëmje, do të ketë kushte për vranësira lokale të paqëndrueshme me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Të mërkurën do të fryjë erë e fortë veriore, e cila do të shkaktojë rënie të temperaturave ditore”, thuhet nga UHMR.
Për shkak të valës së nxehtit është vërejtur rënie e rrjedhës së lumit Vardar që kalon edhe përmes Shkupit, kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut.
Ndërmarrja Publike e Ujësjellësit dhe Kanalizime e qytetit të Shkupit disa herë ka apeluar qytetarët për përdorim racional të ujit për shkak të thatësirave.
Kosovë
Edhe Kosova është ndër vendet e rajonit që është ndikuar nga temperaturat e larta. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 18 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës nga 32 deri në 37 gradë Celsius”, njoftoi Instituti duke shtuar se në vend do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi.
Instituti gjithashtu apelon për kujdes të shtuar ndaj rrezeve të diellit, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me ndjeshmëri ndaj temperaturave të larta.
Në Kosovë, mungesa e ujit mbylli një pishinë të hapur në Prishtinë, e cila përdorej nga njerëzit për t’u freskuar në vapën e verës. Pishina e Gërmisë në periferi të qytetit u ndërtua në fund të viteve 1980 si një destinacion rekreativ. Në këtë kohë vitin e kaluar, pishina kishte midis 4 000 dhe 5 000 vizitorë çdo ditë.
Parku i Gërmisë, i njohur për bukurinë natyrore dhe rekreacionin e tij, ndodhet midis kodrave dhe maleve që ofrojnë burimet natyrore të ujit të pishinës. Por këtë vit, stafi i pishinës nuk mundi të siguronte 20 mijë metra kub ujë të nevojshëm.
Bosnje Hercegovinë, Serbi dhe Mali i Zi
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Evropën dhe Ballkanin ka shkaktuar temperatura të larta edhe në kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës, Sarajevë.
Instrumentet nga Instituti Federal Hidrometeorologjik matën temperatura mbi 36 gradë Celsius në Sarajevë Qytetarët dhe turistët po përdorin gjithnjë e më shumë çadra për t’u mbrojtur nga dielli.
Ndërkaq në Serbi, Instituti shtetëror meteorologjik ka paralajmëruar “thatësira ekstreme” ndërsa nivelet e ujit në lumenj dhe liqene kanë rënë.
Vendbanimet në të gjithë Serbinë përballen gjithashtu me kufizime në ujin e pijshëm.
Vala e temperaturave të larta ndihet veçanërisht në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë.
Kryeqyteti është pothuajse bosh dhe ata që e gjejnë veten në rrugë kërkojnë freski në shatërvanët e qytetit.
Në “Sheshin e Pavarësisë”, i cili normalisht është mjaft i mbushur me njerëz në mesditë, vihet re një numër më i vogël njerëzish.

Related Posts

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari
Lajme

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari

15/02/2026
“Kathimerini” shfrenon fantazinë: Të kandidojë djali i Fredi Belerit, për Bashkinë e Himarës. Rama po e mbron Shqipërinë nga islamizimi
Lajme

Ndryshe nga Rama, Mitsotakis nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

12/02/2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur
Lajme

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur

03/02/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Lajme

Tërmet në Kretë

03/02/2026
Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç
Lajme

Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç

03/02/2026
Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!
Lajme

Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!

03/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mësuesi nga Finiqi që nuk doli kurrë në pension: Në moshën 80-vjeçare, Kristo Murati rikthehet çdo ditë në klasë

Mësuesi nga Finiqi që nuk doli kurrë në pension: Në moshën 80-vjeçare, Kristo Murati rikthehet çdo ditë në klasë

22/02/2026
Opozita njofton datën e protestës tjetër

Opozita njofton datën e protestës tjetër

22/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al