• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Raketa, viktima e arrestime/ Çfarë duhet të dini për tensionet e reja në Jeruzalem dhe Gaza

11/05/2021
Raketa, viktima e arrestime/ Çfarë duhet të dini për tensionet e reja në Jeruzalem dhe Gaza

E marta filloi me raportime për 24 të vdekur në Rripin e Gazës pas një nate sulmesh ajrore izraelite. Midis të vdekurve janë nëntë fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës dhe 15 militantë të Hamasit, sipas ushtrisë izraelite.

Vetëm një ditë më parë, e hëna, pa një përshkallëzim të shpejtë të dhunës midis izraelitëve dhe palestinezëve pas javësh përplasjesh dhe demonstratash në Jeruzalem.
Në mëngjes, 300 palestinezë u plagosën në një sulm policor në kompleksin e Xhamisë al-Aqsa në Jeruzalem, një nga vendet më të shenjta në Islam. Në mbrëmje, militantët në Rripin e Gazës kishin qëlluar me raketa drejt Jeruzalemit për herë të parë në shtatë vite, dhe Izraeli u përgjigj me sulme ajrore.
Një bashkim faktorësh, nga disa dekada të vjetër tek të tjerë më të menjëhershëm, ka kontribuar në paqëndrueshmërinë dhe dhunën në rritje.
Ja çfarë duhet të dini.
Çfarë përplasjesh kanë shpërthyer në Jeruzalem ditët e fundit? 
E hëna filloi me më shumë se 300 palestinezë – të cilët kishin ardhur për t’u lutur në xhaminë al-Aqsa në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit – të plagosur në përleshjet me forcat izraelite, të cilët qëlluan plumba gome, gaz lotësjellës dhe granata. Përballjet midis policisë izraelite, protestuesve palestinezë dhe izraelitëve hebrenj të ekstremit të djathtë vazhduan gjatë gjithë ditës.
Qyteti mbeti i tensionuar përpara një marshimi të diskutueshëm nga hebrenjtë nacionalistë, i cili ishte vendosur të kalonte nëpër lagjet palestineze si pjesë e një feste izraelite që tundte flamurin, Dita e Jeruzalemit. Rruga përfshinte Portën e Damaskut, një nga qendrat e pakta të jetës palestineze në qytetin e kontestuar. Në javët e fundit, forcat izraelite dhe palestinezët janë përplasur rreth kufizimeve izraelite në tubimet e natës atje pas agjërimit të Ramazanit.
Pak para se marshimi të niste, autoritetet izraelite urdhëruan që ajo të kalonte nga zona e Portës së Damaskut. Organizatorët kundërshtuan, duke thënë se pjesëmarrësit duhet të mblidheshin ende në Murin Perëndimor, vendi më i shenjtë në qytet për hebrenjtë, i vendosur poshtë xhamisë al-Aqsa, të cilën hebrenjtë e quajnë kompleksi i ‘Temple Mount’.
Kjo ishte afërsisht në të njëjtën kohë kur Hamas, një grup ekstremist që kontrollon Rripin e Gazës, njoftoi se do të qëllonte me raketa nëse izraelitët nuk largoheshin nga xhamia al-Aqsa dhe Sheik Jarrah, një lagje kryesisht palestineze e Jeruzalemit Lindor ku ndodhen familjet arabe, që janë përballur me dëbime pas vitesh beteja gjyqësore të zhvilluara nga izraelitët e vendosur aty. Në atë zonë pati konfrontime natën midis nacionalistëve izraelitë të ekstremit të djathtë dhe palestinezëve, të cilët janë përballur me një përgjigje të ashpër të policisë.
Të hënën në mbrëmje, Hamasi gjuajti raketa drejt Jeruzalemit dhe Izraelit jugor. Izraeli u përgjigj me sulme ajrore.
Çfarë qëndron pas përshkallëzimit? 
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po lufton për mbijetesën e tij politike pas katër zgjedhjeve të bllokuara që e kanë lënë Izraelin në trazira politike. Ai është në krye të një qeverie të përkohshme ndërsa lufton akuzat për korrupsion, ndërsa partitë e opozitës luftojnë për të formuar një qeveri alternative të qëndrueshme.
(Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu) 
Kryeministri është rreshtuar me politikanët e ekstremit të djathtë. Midis tyre janë Itamar Ben-Gvir, kreu i Partisë ekstremiste të Fuqisë Hebreje, i cili ka qenë pjesë e konfrontimeve në Sheik Jarrah dhe rreth Malit të Templeve (Temple Mount).
Kritikët e Netanyahut thonë se tensionet janë lejuar pjesërisht të përshkallëzohen sepse ai ishte i shpërqendruar nga çështjet e tjera. Raportet e dhunës që targetojnë izraelitët dhe ushtarët hebrenj kanë dominuar mediat izraelite në ditët e fundit.
Për palestinezët, disa zhvillime të fundit kanë ngjallur frikë dhe zhgënjime për të ardhmen e kërkesave të tyre për sovranitet dhe të drejta në Jeruzalem dhe fundin e pushtimit izraelit.
Në fund të Prillit, Presidenti Mahmoud Abbas, kreu i Autoritetit Palestinez, i cili ka kontroll mbi disa pjesë të Bregut Perëndimor, njoftoi se ai po shtyn ato që supozohej të ishin zgjedhjet e para Palestineze në 15 vjet. Në teori, zgjedhjet do të zhvilloheshin në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, Rripin e Gazës dhe Jeruzalemin Lindor. (përktheu lapsi.al) Por Abbas është në kundërshtim me Hamasin, i cili sundon në Gaza, dhe Izraeli ka ndaluar Autoritetin Palestinez të veprojë në Jeruzalemin Lindor, ku shumica e Palestinezëve nuk janë shtetas Izraelitë. Abbas, i cili nuk po dilte mirë në sondazhe, fajësoi Izraelin për anulimin, duke thënë se nuk kishte rënë dakord për një mekanizëm që të votohej në Jeruzalemin Lindor.
(Kreu i autoritetit palestinez, Mahmoud Abbas) 
Përkundër këtij sfondi, kufizimet izraelite rreth hyrjes në Portën e Damaskut dhe Xhamisë al-Aqsa, vendi i tretë më i shenjtë në Islam, u bënë pika të ndezjes ndërsa shumë Palestinezë u mblodhën atje për të respektuar muajin e shenjtë të Ramazanit. Era e “ujit me erë të keqe”, të spërkatur nga forcat izraelite të sigurisë ka mbetur në disa pjesë të Jeruzalemit Lindor për javë të tëra.
Konfliktet rreth xhamisë al-Aqsa janë shpërthyer shpesh më parë, duke ndezur tensionet rreth Lindjes së Mesme. Por ditët e fundit vëmendja ndërkombëtare është rritur gjithashtu rreth betejës ligjore me dekada të vjetër në lagjen Sheikh Jarrah, ku një grup izraelitësh po përpiqen të dëbojnë dhe zëvendësojnë kryesisht familjet palestineze refugjate nga shtëpitë ku ata kanë jetuar për dekada. Palestinezët thonë se çështja e zhvendojses së tyre nga Jeruzalemi wshtw emblematike. Palestinezët qytetarë të Izraelit, si dhe palestinezë në Bregun Perëndimor dhe vendet fqinje arabe, kanë mbajtur protesta në solidaritet me Sheikh Jarrah.
Një vendim përfundimtar nga Gjykata e Lartë u vendos fillimisht për të hënën – por ai u shty të Dielën nga Prokurori i Përgjithshëm i Izraelit në një përpjekje për të zbutur tensionet.
Ndërkohë, Hamasi, i cili ka bërë tre luftëra me Izraelin, është përpjekur të plotësojë boshllëkun politik. Grupi militant po përballet gjithashtu me presionet e tij në Rripin e Gazës, i cili është i rrethuar nga kriza të shumta humanitare 14 vjet në një rrethim të udhëhequr nga Izraeli dhe Egjipti.
Në rajon, marrëdhëniet midis Jordanisë fqinje, e cila është kujdestare e Xhamisë Al Aqsa, dhe Izraelit janë të tensionuara. Kjo pjesërisht sepse Izraeli po afrohet gjithnjë e më shumë me vendet e gjirit Arab si Emiratet e Bashkuara Arabe, me të cilët nënshkroi një marrëveshje normalizimi në shtator. Këto zhvillime kanë zemëruar gjithashtu palestinezët, të cilët thonë se këto marrëveshje vijnë në kurriz të të drejtave të tyre.
Çfarë mund të ndodhë më pas? 
Ngjarjet vazhdojnë të zhvillohen shpejt. Ndërsa të hënën në mëngjes shumë kishin frikë se dhuna në Jeruzalem do të vazhdonte të përkeqësohej, të martën në mëngjes fokusi ishte zhvendosur nëse Izraeli dhe Hamasi mund t’i riktheheshin luftës.
Hamasi vazhdoi të gjuante raketa në Izraelin jugor, shumica e të cilave u ndaluan nga sistemi i mbrojtjes së Izraelit. Shkollat ​​u mbyllën në të gjithë zonën ndërsa sirenat ranë dhe banorët ikën në strehime.
Sulmet ajrore izraelite gjithashtu vazhduan në Gaza, ku civilët nuk kanë strehime nga bombat.
Në të kaluarën, shtetet arabe si Egjipti dhe Katari kanë ndërhyrë për të ndërmjetësuar armëpushimet e parakohshme. Mbetet e paqartë nëse ngjarjet do të ndjekin këtë trajektore, apo nëse Izraeli dhe Hamasi do të kthehen në luftën e tyre të parë zyrtare që nga viti 2014. /WP, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

Related Posts

Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka
Lajme

Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka

29/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

21/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al