Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të pamjeve ku duken qytetarë të shumtë në tregje dhe dyqane, përpara nisjes së orës policore 13:00. Rama thotë se nga e hëna ushtria dhe policia do të marrin masa me urgjencë për të krijuar kordonë sanitarë në tregje, duke paralajmëruar masa ndëshkimore për shkelësit.
Gjithashtu, kreu i qeverisë paralajmëron edhe arrestime nëse masat nuk do të respektohen nga data 6 prill e në vijim. “Masat e reja ndëshkimore do të jenë ligj ditën e hënë dhe për kokëshkretët do të shkohet deri në heqje lirie”, thotë Rama.
Reagimi i plote
🔴 NËSE KY ËSHTË NIVELI I KUPTIMIT TË DETYRËS QYTETARE NË FRONTIN E KËSAJ LUFTE PËR JETË A VDEKJE DHE MEQË MESA DUKET ECURINË POZITIVE TË LUFTËS DERI TANI, SHUMËKUSH PO E KUPTON GABIMISHT SI ARSYE PËR T’U LËSHUAR ME IDENË SE S’NA GJEN GJË, ATËHERË PËRGJIGJA E SHTETIT DO TË JETË RECIPROKE PËR KËDO QË NUK DO TË HYJË NË RRESHT PËR TË MBAJTUR RADHË!
🔴 USHTRIA DHE POLICITË BASHKIAKE BASHKIAKE DO TË KRIJOJNË URGJENTISHT KORDONËT SANITARË TË TREGJEVE. POLICIA E SHTETIT DO TË GODASË SHKELËSIT ME MASA TË REJA NDËSHKIMORE!
🔴 MASAT E REJA NDËSHKIMORE DO TË JENË LIGJ DITËN E HËNË DHE PËR KOKËSHKRETËT DO TË SHKOHET DERI NË HEQJE LIRIE!