• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama: Do sjellim dronë super-inteligjentë edhe për bujqësinë

30/06/2021
Rama: Do sjellim dronë super-inteligjentë edhe për bujqësinë

Nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, kryeministri Edi Rama foli për planet e qeverisë për sektorin e bujqësisë. Sipas kryeministrit, për herë të parë këtë vit fermerët u mbështetën me naftë pa akcizë, pa taksë karboni, pa taksë qarkullimi ku kanë përfituar 19,213 fermerë.

Kreu i qeverisë premtoi mbështetje edhe më tej, pasi siç thotë ai në vitin 2025 do të duhet të japin sërish llogari.

Rama tha se nga janari janë 146 milion euro në dispozicion të fermerëve. Kreu i qeverisë theksoi po ashtu se dronët inteligjentë që do të vihen në funksion do të ndihmojnë edhe në sekrtoin e bujqësisë. Sipas tij, falë tyre s’do të ketë më nevojë për inspektorë në terren dhe do të lehtësohet ndërveprimi i qytetarëve me Kadastrën.

“Skema jo vetëm që nuk do të ndërpritet por do të shtohet në mbështetje financiare. Nëse sot ne kemi vënë në shërbim të fermerëve naftën pa akcizë 10 milion, në 2025 të kemi shkuar në 50 milion. Nuk kemi fushatë. Sot unë flas këtu në emër të një force që ka marrë mandatin të vazhdojë. Në 2025 jemi ne që do japim llogari. Ky është objektivi. Jo ta ndërpresim por ta rrisim çdo vit.

Në mënyrë që të stimulojmë fermerët që të bëjnë ato gjëra që duhen bërë për tu formalizuar dhe për të hyrë në një sistem. Ne duam ta trefishojmë sipërfaqen e serave, çka është përsëri e mundur. E kemi parë si ka funksionuar dhe çfarë ka sjellë përpjekja për rritjen e sipërfaqeve të serave.

Kemi një sipërfaqe serash domethënëse por një potencial shumë herë më domethënës. Duke filluar nga janari Shqipëria rurale keni në dispozicion 146 milion euro, falë AZHBR-së. Janë një shifër shumë e madhe por kërkojnë organizim shumë të mirë. sistemet e informacionit janë shumë të rëndësishme.

Kemi hyrë në një proces për tu pajisur me tre dronë inteligjentë që do të ndryshojnë në mënyrë rrënjësore sesi ky shtet mund të mbledhë informacion në territor pa pasur nevojë për të mos nxjerrë asnjë inspektor në rrugë. Me dronët superinteligjentë do të mundemi të kemi informacion për sipërfaqen e tokës së punuar në Shqipëri dhe të kemi fotografi ajrore që të na tregojë jo vetëm sa sipërfaqe të punuara kemi por edhe çfarë kulturash. për të mundur të lehtësojë maksimalisht edhe ndërveprimin e tmerrshëm me Kadastrën. Do ju ndihmojnë shumë këto sisteme.

Ronald Regan gjithmonë thoshte nëntë fjalët më të tmerrshme në anglisht jam nga qeveria dhe kam ardhur për tu ndihmuar. Me këtë donte të thoshte se është individi në radhë të parë që vendos për fatin e vet dhe qeveria është aty për të ndihmuar. Kjo ka një vlerë të drejtpërdrejtë si koncept. nëse fermerë nuk e tërheqin qeverinë nga mbrapa nuk ka sukses. duhet në radhë të parë një besim i madh dhe vullnet tek vetja për të shkuar përpara,” u shpreh Rama.

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Alba flet për kohën kur ishte e martuar: Zgjohesha në orën 6, zonjë shtëpie!

Alba flet për kohën kur ishte e martuar: Zgjohesha në orën 6, zonjë shtëpie!

27/12/2025
Al Ain hidhet në sulm për Ylber Ramadanin, propozim konkret për mesfushorin

Lecce, Ramadani: Nico Paz më goditi me grusht, goli i parregullt

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al