• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama e Çuçi në Liban, pritet riatdhesimi 5 grave dhe 14 fëmijëve shqiptarë që mbaheshin peng në kampet e Sirisë (VIDEO)

31/07/2021
Rama e Çuçi në Liban, pritet riatdhesimi 5 grave dhe 14 fëmijëve shqiptarë që mbaheshin peng në kampet e Sirisë (VIDEO)

Pesë gra dhe 14 fëmijë shqiptarë që qëndronin në kampin ‘Al Hol’ të ISIS i janë dorëzuar autoriteteve shqiptare dhe do të rikthehen në atdhe ditën e nesërme. Të pranishëm në operacionin e riatdhesimit, janë në Liban edhe kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Rama thotë se operacioni i riatdhesimit ka qenë i gjatë dhe i ndërlikuar, që u bë i mundur nga strukturat e inteligjencës që vepruan në terren dhe nga ndihma e gjeneralit të Libanit, Abass Ibrahim.

Lajmi fillimisht u bë me dije ditën e sotme nga një gazetar i NBC, i cili ka postoi në rrjetin social ‘Twitter’ foton e 5 grave dhe 3 fëmijëve të cilët do të riatdhesohen në vendin tonë.

Ndërkohë që fytyrat e grave janë të mbuluara për arsye që gazetari nuk i ka bërë me dije, është treguar i kujdesshëm që të mos publikojë as emrat e tyre shqiptarë për t’u bërë me dije rikthimin e tyre familjeve në atdhe.

Më 26 tetor u përmbyll me sukses operacioni për kthimin e 4 fëmijëve, Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha dhe nëna e tyre Floresha Rasha (e plagosur në Siri) dhe të Endri Dumanit. Në kamp vijon të jetë motra e Endrit, Eva, ku sipas burimeve ajo është fshehur sepse nuk ka dashur që të rikthehet.

Psa kthimit nga kampi i ferrit “Al Hol” Rasha me fëmijët e saj si dhe Endri Dumani u zhvendosën për rehabilitim në shtëpinë e pushimit të ushtarakëve të Ministrisë së Mbrojtjes, në Konvaleshencë të Durrësit. Sipas burimeve, ka përfunduar faza e parë e trajtimit psikologjik që kishte të bënte me largimin e panikut nga gjendja e luftës që ata kishin përjetuar.

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, janë të pranishëm në Liban, në operacionin për riatdhesimin e grave dhe fëmijëve nga kampi Al Hol .

Paraprakisht bëhet me dije se ditën e nesërme do të rikthehen në atdhe 5 gra dhe 14 fëmijë. Rama thotë se operacioni i riatdhesimit ka qenë i gjatë dhe i ndërlikuar, që u bë i mundur nga strukturat e inteligjencës që vepruan në terren dhe nga ndihma e gjeneralit të Libanit, Abass Ibrahim.

“Beirut, Liban – Për operacionin e shpëtimit nga kampi i ferrit në Al Hol dhe kthimit të fëmijëve e grave të tjera në Atdhe. 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë nga kampet e vdekjes në Siri, nesër në Shqipëri, falë një operacioni të gjatë e të ndërlikuar inteligjence në terren dhe ndihmës së paçmueshme të gjeneralit Abass Ibrahim”, thotë Rama.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al