• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama: Edhe Papa rahmet pastë thoshte se me gratë punët bëhen më mirë

22/04/2025
Rama: Edhe Papa rahmet pastë thoshte se me gratë punët bëhen më mirë

Rama tha sot se vetëm PS-ja dhe ai mund t’i mbyllë negociatat për anëtarësimin e vendit në BE.

Gjatë një takimi në Gjirokastër, kreu i qeverisë tha se dritarja për çeljen e negociatave është shumë e shkurtër e kësisoj duhet shfrytëzuar.

“A doni t’i mbyllim negociatat? Po! Negociatat me BE i mbyllim vetëm unë me PS-në, nuk ka tjetër. Se po prite 6 muaj, dera mbyllet dhe s’ka më negociata e anëtarësim, dera e BE mbyllet. Jo se ata i mori malli për ne, por sot kanë nevojë ata për ne dhe kanë hapur derën.

Kurse ne ta shfrytëzojmë dhe të mos lejojmë të mbyllet ajo derë, një herë ndodh, ndryshe mbyllet, është koha e duhur, janë përputhur yjet e fatit” – tha kryeministri.

Kreu i qeverisë shpotiti kreun e opozitës Berisha, të cilin e quajti sërish “buf që i fiken llambat tre herë në ditë”.

“Imagjinoni t’u çosh atyre atje bufin për negociata? E mendoni dot, ça do u thotë ai atje, bufit që i fiket tre herë në ditë llamba. Ndaj ne populli shqiptar përtej dallimeve partiake, nuk ka më kohë për ne të qëndrojmë jashtë BE-së.

Kjo është koha e duhur, nuk ka më kohë, ndaj ju lutem të gjithëve, besoj shumë të forca juaj, të gjitha me shoqe, fqinje, kushërinj e miq, të votoni më 11 maj për Shqipërinë në BE.

Nuk kam asgjë me burrat, as me ata që janë çyrykë, por nëse Shqipëria ishte e prapambetur ishte se kishte grua të paralizuar, forca e gruas ishte e paralizuar, nuk qëndron dot një vend me një këmbë.

Sa më shumë vendimmarrje i japim gruas, aq më shumë ecim përpara, unë jam shumë i bindur për këtë, edhe pse është opinion. Por duke iu referuar edhe Margareth Thaçer e ka thënë, muhabeti bëhet me burra dhe punët zgjidhen me gratë. Edhe Papa Francesku, rahmet pastë, e tha se me gratë punët bëhen më mirë” – shtoi Rama.

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025
“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al