• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama fiton pushtetin, Basha fiton partinë

25/04/2021

Nga Mero Baze

Rezultate e para të exit polle-ve, të cilat nuk shquhen për ndonjë traditë besueshmerie  në Shqipëri, kanë nxjerr Edi Ramën fitues të zgjedhjeve në Shqipëri, me një rezultat të ngushtë me mandate, me kundërshtarët e tij. Në të vërtetë, pritshmëria për disa qarqe në Jug është larg asaj që paraqesin exit poll-et, kështu që ka shanse që Edi Rama ta thellojë fitoren.

Por përtej kësaj, sot fitorja më e madhe ishte procesi zgjedhr, integriteti i tij dhe qetësia e kultura me të cilën u votua.

Përkundër përpjekjeve të presidentit të Republikës, i cili pati një natë të keqe, mbushur me anëtarë të partisë së tij të arrestuar për blerje vote dhe spazma destabiliteti psiqik, shqiptarët dolën masivisht në votime dhe vendosën tashmë për të ardhmen e vendit.

Nëse rezultate e exit polle-ve konfirmohen, Edi Rama po merr mandatin e tij të tretë për të qeverisur vendin i vetëm.

Lulzim Basha nga ana e tij ka arritur të ngrejë PD-në në kuotat e saj më të larta qyshkurse drejtohet prej tij, për çfarë duhet përgëzuar.

Ai tashmë është kryetar i asaj partie, pasi ka mundur të bëjë një garë në të cilën për herë të parë e ka rritur PD-në. Gjithë garat e tjera i ka humbur.

Kundërshtarët e tij në parti, mund t’i vërsulen si humbës në zgjedhje, por të gjithë duhet të kemi paraysh se shkatërrues i fushatës së tij ishte gjuha e Sali Berishës dhe Ilir Metës dhe skenaret e tyre për gjakderdhje, të cilat Lulzim Basha bënte sikur nuk i shikonte.

Pjesmarrja në votime, përkundër perceptimit se po rritej, në fakt po shkon tek viti 2017, dhe gjithë perceptimi erdhi nga ritmi i ndryshëm i votimit paradite.

PS nuk mendoj se ka humbur terren në Durrës dhe Tiranë në atë masë që parashikojnë exit polle-t, edhe pse me ato është fituese.

Ndërkohë në Gjirokastër rezultati është 3 me 1 në favor të PS, për shumë arsye që lidhen me gjendjen në terrren dhe verifikimin e trupës votuese, duke qenë qark i vogël dhe jashtë çdo llogarie matematike 2 me 2, mes PS e PD.

Parashikimi i Baton Haxhiut që PD merr dy mandate në Gjirokastër bën për të qeshur dhe PD-në. I vetmi që kishte shans të merrte mandatin e katërt ishte Tavo, por dhe ai e ka humbur.

Por pavarësisht këtyre debateve, tani fjalën e kanë kutitë e votimit. Duhet pritur me qetësi dhe përgjegjshmëri rezulati prej tyre dhe duhet pranuar.

Exit poll-et si gjithnjë do ngelen lajme, por jo sondazhe në Shqipëri./ Tema

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al