• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama flet nga Spanja: Shqipëria është në një tjetër nivel

24/01/2024
Rama flet nga Spanja: Shqipëria është në një tjetër nivel

Shqipëria nisi sot promovimin ndërkombëtar si një destinacion unik turistik me pjesëmarrjen në panairin gjigand të turizmit “FITUR 24”, organizuar nga IFEMA Madrid, i cili është pika globale e takimit për profesionistët e turizmit nga mbarë bota dhe ku Shqipëria prezantohet me diversitetin e pasur turistik të zonave të saj.

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë pas çeljes së këtij panairi ku tha se tashmë Shqipëria është në një tjetër nivel dhe se duhet të prezantohet duke bërë më të mirën.

Ai i ka konsideruar të rëndësishme dhe inkurajuese të gjitha takimet që po zhvillon në Madrid, ndërsa kujtoi se vitin e ardhshëm Shqipëria do të marrë stafetën e vendit pritës.

-Zoti kryeministër, pavijoni Shqipërisë shumë interesant nga “FITUR 24” këtu në Madrid. Çfarë interesi dhe çfarë opinion përthithet nga takimet e rëndësishme që ju patët këtu.

Rama: Sigurisht që tanimë Shqipëria është në një nivel tjetër dhe na takon që në këtë nivel të prezantohemi me shije, të prezantohemi duke bërë më të mirën brenda hapësirës që na lejojnë mundësitë tonë, sepse nuk jemi as Italia dhe nuk jemi as vetë Spanja, por jemi sidoqoftë një vend që sot është në vëmendjen e të gjithëve.

Dhe në ndërkohë ky panair i pararend Panairit të madh të Berlinit, ku ne do të marrim stafetën e vendit pritës të vitit të ardhshëm, në Berlin, diçka e paimagjinueshme disa vite më parë dhe prandaj është e rëndësishme që jemi këtu sot dhe prandaj është e rëndësishme t’i japim kësaj përpjekje të gjithë mbështetjen institucionale sepse është edhe një tregues i seriozitetit me të cilin ne e kemi sfidën e Shqipërisë turistike 2030.

Kështu që, në këtë kontekst edhe takimet që po bëjmë janë të rëndësishme, ashtu sikundër është shumë inkurajuese që të gjithë ata që sot kërkojnë të takohen me ne, deri jo shumë në kohë, as që nuk kishin asnjë interes për Shqipërinë, kështu që na bën mirë.

-Zoti kryeministër, gjatë 2023 në patëm mbi 10 milion turistë që vizituan Shqipërinë, 2024 pritet të ketë nivele edhe më të larta sesa kaq, sipas pritshmërive që juve keni, por edhe punës natyrisht. Ju po synoni, qeveria, drejt turizmit elitar. Kur do të ndodhi kjo?

Rama: Së pari pa diskutim që këtë vit ne do të kemi një rritje të mëtejshme të numrit sepse këtë e konfirmojnë edhe operatorët që janë këtu dhe që praktikisht kanë mbyllur rezervime edhe për vitin 2025 dhe nga ana tjetër na duhet të shtyjmë shumë më fort edhe për investime të reja sepse përndryshe do të gjendemi në një situatë të padëshirueshme dhe te papëlqyeshme midis një kërkese që rritet dhe një oferte që nuk arrin dot të rritet në proporcion me kërkesën sepse mbase nuk do arrijnë dot, se ka një limit kjo gjë, që ta balancojmë kërkesën dhe shyqyr që kërkesa të jetë më e lartë, por jo në pikën që kërkesa të jetë aq e lartë saqë pastaj njerëzit të fillojnë të dekurajohen, të thonë “atje nuk shkohet se s’ka ofertë të mjaftueshme”. Kështu që, ky është një proces dhe në këtë proces besoj që jemi në rrugën e duhur, por me e rëndësishmja është që na ndihmon jashtëzakonisht shumë fakti se Shqipëria sot është diçka krejt tjetër, në sytë e të gjithëve.

-Zoti Kryeministër ju patët takime edhe me mbretin Felippe VI të Spanjës. Natyrisht që ishte një takim mjaft miqësor ai me kryeministrin Sanches gjatë ditës së djeshme dhe Spanja po luan dhe po mban një qëndrim diplomatik mjaft interesant duke iu referuar edhe lëvizjes së lirë te qytetarëve të Kosovës. Si do të vijojë bashkëpunimi në të ardhmen dhe a ka projekte konkrete në zbatim?

Rama: Me Spanjën i kemi marrëdhëniet më të mira se asnjëherë me parë në sensin jo se kanë qenë të këqija më parë, por kanë qenë marrëdhënie të mira midis palësh që as nuk takoheshin ndonjëherë, por që kemi patur vizita të nivelit edhe më të lartë. Edhe kryeministri vetë e ka vizituar Shqipërinë.

E kemi vizituar ne Spanjën dhe unë kam vizituar kryeministrin dy herë tanimë këtu, kështu që është një marrëdhënie le të themi, e nivelit më të mirë të komunikimit dhe të punës së përbashkët dhe sigurisht që ka një interes të shtuar të Spanjës në aspektin e biznesit në Shqipëri dhe nuk është vetëm turizmi, por edhe sektorë të tjerë të sipërmarrjes spanjolle janë interesuar që të eksplorojnë Shqipërinë dhe të eksplorojnë gjithë rajonin.

Ju faleminderit, Kryeministër!

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al