Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje shqiptarëve në Britani të investojnë në Shqipëri në tokat dhe shtëpitë të lëna nga të parët e tyre.
“Investoni në shtëpitë dhe truallin në Shqipëri.
Nga Britania është kthyer në tokën e të parëve në Malësinë e Madhe, Gëzimi sot mikpret turistë nga e gjithë bota, dimër e verë. Pyeteni si i del më mirë llogaria.
Sikundër ju kam thënë më parë, që jemi në fazën e konsultimin për paketën e maleve që i jep çdokujt që ka një truall a shtëpi në malet e Shqipërisë të investojë pa pasur pengesë letrat e tokës. Asnjë taksë për 10 vjet që të ndërtojë ekonomi të re të shtuar për veten e të rrisë ekonominë e zonës duke hapur dyert e mikpritjes për agroturizmin.
E dini shumë më mirë se ata që e shohin Francën e Anglinë nga Instagrami sa e vështirë është jeta këtu. Di t’ju them që baticës së gjatë e largimeve po i vjen fundi dhe do të nisë zbatica”, tha ai.