Në Bashkinë e Himarës sot përmbushet një e treta e procesit dhe regjistrimi përfundimtar i shtëpive të trashëguara. Kryeministri Edi Rama në shpërndarjen e certifikatave u ndal tek ata që duan të ndajnë Himarën mes Tiranës e Athinës.
“Fytyra e Vangjel Dules. C’punë ka Dule në Himarë vec një qytetar i Republikës së Shqipërisë dhe me çfarë të drejte i jep gojës për të nxitur përcarje e folur absurditete e marrëzira që nuk kanë lidhje fare me jetën e përditshme të himariotëve, shqiptarëve apo grekëve. Ato kanë lidhje vetëm me synimet e disa njerëzve të vegjël që kanë interesa përcarjeje që nuk i përkasin këtij shekulli por vijnë nga territore më të zymta të historisë. Është mirë që të gjithë ta fusin në kokë këtë. Himara nuk është për tu cuar andej apo këtej, apo për tu marrë këtu apo aty, por është për të qëndruar këtu. Nuk mund të bëhet shesh për përshesh”
Rama vlerësoi rolin e prefektit Vangjel Tavo në këtë proces.
“Doni Vangjel për punë ja ku e keni,(Vangjel Tavon) doni Vangjel për sherr, prisnin një Vangjel me vetulla të rënda që t;jua sjellë sherrin”
Në Dhërmi vazhdon me 789 tituj të tjerë pronësie procesi i përmbylljes së hipotekimit të shtëpive të trashëguara.