Kryeministri Edi Rama e quajti legjenda dhe të pavërtetë akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha se George Soros kishte një plan për ndarjen e Kosovës. I ftuar në ‘Open’ kreu i qeverisë tha se me George Soros ka miqësi për të cilën është krenar.
“E quaj mik dhe jam krenar. E kam thënë që e kam mik, dhe kur në Shtëpinë e Bardhë kur ishte një armik si Donald Trump. Çfarë kam përfituar unë nga fondacioni Soros?! Në jetën politike, zero. Në jetën e mëparshme, ndonjë bursë, kam pasur dhe unë përfitime. Këto legjendat që Soros e paska pasur një hartë për të ndarë Kosovën si Berisha, janë në gramaturën e atyre që nuk kanë tru. ‘Ndarja’ e Kosovës, është bërë fakt, por se si do të ndahej Kosova fshehtas, se di! Nëse do të kishte një plan, ku do të shkonte ai?! Nëse do të kishte një plan ai do të shkonte në Kuvend dhe do të bëheshin referendume. Nëse kam pasur unë me Hashimin një plan, këtë e ndali ky (Berisha). Soros ‘Ballkanin e hapur’ ta shpjegon si nga ata njerëz që e njeh ekonominë, pasurinë dhe se si zhvillohet pasuria, si pakkush në botë. ‘Ballkani i hapur’ ngre mirëqenien e vendeve të rajonit.”, -tha Rama.









