• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama i tregon SPAK-ut sjelljen ndaj Berishës: Atij që ju lexon ‘librin e shtëpisë’ para SPAK nuk i thoni gjysmë fjale!

26/02/2026
Rama i tregon SPAK-ut sjelljen ndaj Berishës: Atij që ju lexon ‘librin e shtëpisë’ para SPAK nuk i thoni gjysmë fjale!

Kryeministri Edi Rama, në takimin e zgjeruar të Grupit Parlamentar Socialist, nuk ka ndalur sulmet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve në vend, ndërsa theksoi se ata duhet të merren me mesazhin dhe jo me mesazherin.

Ai tha se magjistratët duhet të bëjnë punën, pasi paguhen sa frëngu pulën, ndërsa iu kujtoi dhe sulmin që dikur Berisha bëri ndaj ish-kryeprokurores Ina Rama që e etiketonte si ‘lavire’.

“Ta kujtojnë se ku ishin fshehur kur paraardhësi im e ngrinte puçistë dhe e ulte lavire Prokuroren e Përgjithshme”, tha ai.

Rama: Habisin edhe mbështetësit më të verbër anglishfolës të këtij qyteti të reformës në drejtësi, kur një gjykatës i thotë prokurorit: “Rëndoje dorën, se e ke të lehtë akuzën”, apo kur një gjykatës në Apel i jep ankuesit një dënim edhe më të rëndë se ai që kishte në shkallë të parë. Anglishfolësit kujtojnë se këto janë bomba artizanale të propagandës qeveritare. Këto janë fakte, fakte të tmerrshme.

Por halli më i madh është se nuk ka asnjë reflektim të dukshëm në horizontin e pushtetit gjyqësor, dhe këtë perceptim shqetësues ma përforcon një fakt, kur unë ngre shqetësime të kësaj natyre, këshillat e prokurorisë apo gjyqësorit, sipas rastit, më ngjeshin si pullë poste mbi fjalët e mia disa deklarata nervoze, si ato të njerëzve që një daulle dasme i prish gjumin e drekës. Me ca thirrje bajate për aktorët politikë që të mos i bëjnë presion drejtësisë e bla, bla, bla…

Pavarësisht se unë nuk jam një aktor politik, por jam kryeministri i dalë nga një votë popullore që i dha PS një shumicë të hatashme prej 83 mandatësh, ndërkohë që kjo parti nuk ka një konkurrent në historinë botërore për mbështetës të pavarësisë së drejtësisë, dhe faktori më i heshtur politik ndaj fajëve dhe gafave të drejtësisë së pavarur, në thelb unë ngre probleme serioze, me të cilat duhet të merren hartuesit e atyre deklaratave të kota.

Së pari, para se ta shkruajnë më kollaj fjalën “presion”, është fjalë shumë e madhe për mbështetësin më të madh të pavarësisë së tyre, që jam unë këtu, mirë është ta kujtojnë se ku ishin fshehur kur paraardhësi im e ngrinte puçistë dhe e ulte lavire Prokuroren e Përgjithshme. Ose, nëse u vjen zor ta kujtojnë se ku mund të jenë fshehur, apo aq më keq, u duket e panevojshme të kujtojnë, le të mos e harrojmë se tani, në këtë kohë, atij që s’u bë dot pasardhësi im, pasi ishte paraardhësi im, nuk ia artikulojnë dot jo një deklaratë, po as një gjysmë llafi, pasi del dhe i lexon librin e shtëpisë prokurorit tonë më kurajoz, në derën e SPAK.

Ndaj meruni me mesazhin, jo me mesazherin, se paguhen sa frengu pulën bashkë me 500 sekretarë dhe këshilltarë të tyre, që të qeverisin sistemin e ri të drejtësisë, jo që të akuzoheni për presione inekzistente nga unë, që i kam dorëzuar shpatën e drejtësisë së pavarur.

Related Posts

Rama: Balluku më ka dhënë dorëheqjen 3 herë. Për imunitetin do pres raportin e Këshillit të Mandateve
Kryesore

Rama: Balluku më ka dhënë dorëheqjen 3 herë. Për imunitetin do pres raportin e Këshillit të Mandateve

26/02/2026
Rama për ish-drejtoreshën e AKSHI-t: Ajo jeton me qira dhe as nuk e nget makinën, e s’ka një të tillë
Kryesore

Rama për ish-drejtoreshën e AKSHI-t: Ajo jeton me qira dhe as nuk e nget makinën, e s’ka një të tillë

26/02/2026
Rama: Në të gjithë historinë ka vetëm 10 akuza për korrupsion
Kryesore

Rama: Në të gjithë historinë ka vetëm 10 akuza për korrupsion

26/02/2026
Artjol Saliasi, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë, merr kompetencat drejtuese të AMP
Kryesore

“Do të publikoj bisedat dhe foto intime”/ Shantazhonte prej 3 vitesh grekun duke i marrë 4 mijë euro, arrestohet 47-vjeçari

26/02/2026
Rama: AKSHI, një institucion krenarie. Disa punonjës të traumatizuar sot kurohen nga psikologë
Kryesore

Rama: AKSHI, një institucion krenarie. Disa punonjës të traumatizuar sot kurohen nga psikologë

26/02/2026
Juglindja e izoluar, ARRSH tregon si do të procedohet
Kryesore

Juglindja e izoluar, ARRSH tregon si do të procedohet

26/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Sulmi tremb Allegri-n, Leao-Pulisic dyshja që nuk po “ndez” – Balkanweb.com – News24

Sulmi tremb Allegri-n, Leao-Pulisic dyshja që nuk po “ndez” – Balkanweb.com – News24

26/02/2026
Rama: Balluku më ka dhënë dorëheqjen 3 herë. Për imunitetin do pres raportin e Këshillit të Mandateve

Rama: Balluku më ka dhënë dorëheqjen 3 herë. Për imunitetin do pres raportin e Këshillit të Mandateve

26/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al