• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama: Imagjino të na kishte kapur pandemia me katërrrotakët e katërshes opozitare dhe me LSI në drejtimin e shëndetësisë (VIDEO)

05/01/2021
Rama: Imagjino të na kishte kapur pandemia me katërrrotakët e katërshes opozitare dhe me LSI në drejtimin e shëndetësisë (VIDEO)

“Me 36 autoambulancat e reja moderne, përmbyllet programi i transformimit të flotës sonë të Urgjencës Shëndetësore, nga një inventar karakatinash me 4 rrota në një fuqi të motorizuar e të pajisur me standardet më të mira europiane”.

Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama, i cili bashkë me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe kreun e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, inspektuan flotën me 36 autoambulancat e reja dhe moderne të Urgjencës Shëndetësore.

“Imagjinoni vetëm sikur pandemia ta kishte gjetur Shqipërinë me katërrrotakët e katërshes së sotme opozitare dhe sidomos me LSI në drejtimin e shëndetësisë, se çfarë hataje kombëtare do të kishte qenë”, tha Rama.

Kryeministri tha se “me këtë që kemi tani në raport me nevojën, mund të themi se tani jemi në plotësim të nevojës”.

“U plotësua gjithë ajo lemeri dhe rrënimi i çerekshekulli është mbrapa krahëve tani me gjithë këtë reformë ristrukturim dhe dixhitalizim i të gjithë procesit. Tani mbetet vetëm të mbahet niveli dhe të vazhdohet me intensitet. Momenti kur të kaloj flama e COVID do të jetë më e stabilizuar situata dhe do të rritet akoma më shumë shpejtësia e shërbimit”, tha Rama.

Ndërsa theksoi se ky është një investim i qeverisë shqiptare, Ministrja Manastirliu theksoi se “vetëm në këto dy vite kemi 80 autoambulanca të reja”. “Flota jonë ekzekutive në terren kalon numrin e 150 autoambulancave me kushte optimale”, tha ajo.

Manastirliu tha se “këto autoambulanca do të shkojnë në çdo cep të Shqipërisë, do të shpërndahen në spitalet rajonale”.

“Vite më parë qytetarët transferoheshin me makina personale. Nuk kishte një numër unik urgjence dhe nuk kishte autoambulanca asnjë gjë brenda, ishin bosh dhe luanin rolin e taksive. Tani janë jo vetëm të mirëpajisura por edhe me ekipe të mirëtrajnuara”, tha ajo.

Ministrja theksoi se “këto 36 autoambulanca do t’i dedikohen menaxhimit të pandemisë dhe do të ofrojnë shërbim cilësor për pacientët dhe lehtësi për çfarëdo lloj skenari që mund të paraqitet në raport me COVID”.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Brataj tha se “te këto autoambulanca janë 4400 litra oksigjen, ndërsa janë të pajisura me setin e trajtimit të pjesës kardiake, setin e traumës etj”. “Është një minispital që shkon te pacienti”, tha ai.

Brataj tha se “gjithë ky investim e justifikon më së miri trajtimin e pacientit në banesë”.

Ai theksoi se shpejtësia e arritjes te pacienti nga urgjenca është në një mesatare prej rreth 13.5 minutash. “Bëhet fjalë për urgjenca të arrestit kardiak, traumën, lindjet dhe është e njëjta me Europën dhe botën. Nuk ka asnjë ndryshim si kohë mbërritje tek pacienti”, tha ai.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al