• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama: Investimet franceze në Shqipëri janë sa një këmbë e Mbappe, do të luftojmë për këmbën e dytë

17/10/2023
Rama: Investimet franceze në Shqipëri janë sa një këmbë e Mbappe, do të luftojmë për këmbën e dytë

Në konferencën për mediat me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kryeministri Edi Rama përmendi ndër të tjera edhe aspektin ekonomik.

Ai tha se në Shqipëri operojnë 111 kompani franceze, të cilat nga pikëpamja ekonomike janë sa një këmbë e Mbappe, por janë shumë krahasuar me vite më parë, kur marrëdhënia ekonomike vlente sa një këpucë e Mbappe.

Kryeministri shtoi se do të bëjmë çmos për këmbën e dytë të Mbappe. Rama theksoi po ashtu se prezenca e Macron motivon Shqipërinë dhe shqiptarë dhe përpjekja e Shqipërisë për t’u bërë Evropa e Ballkanit është e pakthyeshme.

“Sot Franca është e pranishme në Shqipëri me 111 kompani me kapital të përbashkët. 111 janë shumë pak dhe nga pikëpamja ekonomike janë sa një këmbë e Mbappe, por janë shumë krahasuar me disa vite më parë, kur marrëdhënia jonë ekonomike vlente sa një këpucë e Mbappe, do të luftojmë së bashku për këmbën e dytë të Mbappe.

Dua ta mbyll këtë hyrje duke e përsëritur se jam shumë i lumtur dhe krenar për Shqipërinë që ishte gati për të mikëpritur Francën, së mund të mirëpresësh shumë francezë, por Francën e pret vetëm kur i pari i Francës të troket në derë.

Që presidentin e Francës të vijë në Shqipëri nuk është e lehtë dhe nuk ka qenë lehtë, ndaj jam shumë i lumtur.

Rruga evropiane e Shqipërisë dhe ambicia e Shqipërisë për t’u bërë Europa e Ballkanit është e pakthyeshme.

Sot dua ta përsëris para presidentin që ne do përpiqemi të mos jemi një nga 6 pjesët e Evropës, që është evropiane kur flet me Evropën dhe ballkanike kur flet me 5 shtetet e tjera.

Ky proces është që Evropa të vijë këtu, që qytetarët tanë të jetojmë me standardet e BE. Dhe zoti president unë ju siguroj që ne do të bëjmë çmos, që të jemi Evropa e Ballkanit në të gjitha aspektet, por dua t’ju them se duke ardhur ju këtu, jeni njësoj si një rockstar që kur shkon në një vend motivon shumë fëmijë, ju motivoni Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ne nuk mund të jemi kurrë Franca dhe s’kemi pse të jemi, por ne mund të jemi një vlerë e shtuar e Evropës dhe një mik i besuar i Francës. Që Franca ta shohë Shqipërinë jo si një vend të vogël, por si një mik.

Procesi i anëtarësimit është procesi më i mërzitshëm në botë. Ne duhet të arrijmë që ta bëjmë procesin e mërzitshëm , të mos na e humbasë dëshirën për të qeshur dhe për të bërë tjerët të qeshin, përndryshe një Shqipëri e mërzitshme do të ishte jo atraktive sado të sundonte ligji, ne i duam të dyja bashkë,” tha Rama.

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Arjan Konomi rikthehet në Top Channel!

Arjan Konomi rikthehet në Top Channel!

16/12/2025
‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

16/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al