Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se pasnesër pritet që në vendin tonë të mbërrijnë 38 mijë e 400 dozat e para ta vaksinës Astrazeneca. Në një status në profilin e tij në Facebook, Rama shkruan se me këto doza do të nisë menjëherë vaksinimi i mësuesve.
“LAJM I MIRË. Pasnesër mbërrijnë 38 400 DOZAT E PARA TË VAKSINËS ASTRAZENECA dhe nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve,”– shkruan Rama ne Facebook.