Kryeministri Edi Rama ishte sot në një vizitë në spital në QSUT tek efektivi i policisë, Fadil Allaraj, i cili mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë protestës së dy ditëve me parë, e organizuar pas vrasjes së Klodian Rashës.
Allaraj kaloi në një operacion tejet të vështirë pas dëmtimit të kokërdhokut të syrit, ndërsa thuhet se rrezikon që të humbasë shikimin.
Gjatë bashkëbisedimit me prindërit, por dhe me vet policin, Rama iu dha atyre lajmin e mirë, se Fadili do të dërgohej për mjekim të specializuar në Turqi.
PJESE NGA BASHKEBISEDIMI
Rama: Do i japim shërbimin e merituar.
Babai i policit: Ju falënderojmë shumë. Nuk kam fjalë.
Rama: Nuk ke çfarë thua, kjo është e pafjalë.
Babai: S’kam ça them se dhe ai ka humbur fëmijën e tij. Por ju bëj thirrje që le të ulin duart.
Ministrja ka folur me atë spitalin në Turqi, për ta çuar në atë spital të specializuar të ushtarakëve. Por problemi i parë këtu ka qenë që të ndalohet rreziku, pasi ka qenë në rrezik. Deri dje ka qenë përpjekje për ta stabilizuar. Në këtë moment ai bëhet i transportueshëm. Larg qoftë një hemorragji. Shkon edhe më keq se planet që ka. Janë ça gjera që nuk duhet të ndodhin kurrë, por ça t’i bësh.
Rama shkon tek polici
Rama: Si ndihesh?
Polici: Më mirë
Rama: Më e keqja kaloi tani. Takova dhe prindërit poshtë. Ne jemi vëmë në kontakt me autoritetet në Turqi, për të çuar në spitalin e specializuar të ushtarakëve.
Mjekja: Është një transplant i kornesë. Duhet dhe ajo.
Rama: Doktoreshë, kush nuk ka ardhur në duart tuaja dhe profesorëve të tjerë bëhen mirë. Shumica nuk e dinë se çfarë flasin. Unë e di se ju jeni tjetër gjë nga ajo që flasin të gjerët pa lidhje. E dimë se ndërhyrja e dytë mund të bëhet këtu. Por për merak maksimal. Edhe për merakun e prindërve, dhe psikologjinë e Fadilit, duhet ta çojmë atje. Ndaj do të çojmë atë. Këto janë kostot e pamerituar të paparashikueshme, në kushte kur papritur e pa kujtuar i bën tjetrit atë që s’do të donte t’ja bëje në kushte normale. Kjo është e vërteta.