Data 27 do të jetë ditë pushimi. Duke qenë se e shtuna dhe e diela përkonin me datat 25 dhe 26 nëntor, dhe 28 dhe 29, po ashtu ditë pushimi, kryeministri Rama vendosi t’ia lërë pushim administratës edhe datën 27 nëntor.
Vendimi u publikua në faqen e Këshillit të Ministrave. Megjithatë pas 5 ditëve pushim, punonjësve të administratës do t’i duhet t’i rikthehen “punës” për dy ditë dhe pastaj do të kenë sërish pushimet e fundjavës.









