• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama: Kam frikë se PD po përsërit gabimet e së shkuarës, nuk është asnjëherë në vendin dhe në kohën e duhur

22/07/2020

Kryeministri Edi Rama komentoi në përfundim të takimit të Këshillit Politik bojkotin e PD dhe LSI. Ai u shpreh se koha e mbetur është shumë e shkurtër dhe se opozita jashtëparlamentit është një realitet politik. Nga ana tjetër Rama tha se risitë kushtetuese janë edhe në interesin e Partisë Demokratike.

“Erdhëm sot për të shprehur jo vetëm vullnetin, por edhe gatishmërinë për të diskutuar mbi çdo gjë që është e paqartë dhe që ka krijuar keqkuptim lidhur me pasojat e risive kushtetuese. Në këndvështrimin tim është në interesin e Partisë Demokratike që ta zhvillojmë këtë proces sepse faktikisht Këshilli Politik e ka përfunduar misionin e vet me marrëveshjen e 5 qershorit. Dhe pas 30 korrikut jeta politike vazhdon…

Kështuqë do të na duhet të reflektojmë në ligjin zgjedhor çfarë Kushtetuta do të imponojë për listat e hapura. Më duket absurde bojkoti i tryezës ku diskutohet kjo. Mosekzistenca imagjinare e PD për Parlamentin nuk e bën Parlamentin inekzistent.

Kjo tryezë është ndërtuar si vetëdije nga ana jonë se pavarësisht faktit që PD dhe aleatët u arratisën në drejtim të paditur duke braktisur detyrën, ata janë pjesë e një realiteti politik. Është një kohë shumë e shkurtër dhe jam i keqardhur.

Ne nuk jemi në kushtet e ndonjë shtrëngese apo halli, madje përkundrazi. Tani kemi konsensus me forcat parlamentare. Me ligj dhe me zakon nuk kemi ndonjë hall të posaçëm. Por mendoj se kemi bërë gjënë e duhur” – tha Rama. Ai shtoi se Partia Demokratike po përsërit gabimet e së shkuarës duke i braktisur tryezat e dialogut.

“Kam frikë se ata po bëjnë gabimet e së shkuarës që nuk janë asnjëherë në vendin e duhur dhe në kohën e duhur” – tha Rama.

Ai siguroi se ajo marrëveshje nuk do të preket as nga ndryshimet kushtetuese pasi përmbajtja e saj nuk preket nga asgjë dhe këtë e kanë konstatuar edhe ekspertët në Këshillin Politik.

”Ajo që kemi diskutuar me ekspertët në atë pjesë të shkurtër në mbledhje ka qenë adresimi i çështjeve, që u ngritën dje. Në një prej tyre ishte dhe kjo çështje. Këtu ekspertët kanë dhënë një përgjigje shteruese. Që asgjë nuk preket në përmbajtjen e marrëveshjes së 5 qershorit, asgjë. Reflektimi në ligjin zgjedhor i risive kushtetuese është diçka tjetër. Dhe nëse reflektimi do të kërkojë që të plotësohet një nen kur ndërkohë ka një nen të marrëveshjes, kjo s’ka të bëjë fare, është absurditet. Marrëeshja e 5 qershorit votohet nesër. Në 30 qershor do të votohen ndryshimet kushtetuese. PD s’ka çfarë pret nga Këshilli lidhur me çështjet që ka ngritur.”– tha Rama.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al