Në takimin me 40 rektorët e universiteteve në vend, kryeministri Edi Rama tha se është koha për të rishikuar ligjin për arsimin e lartë.
Sipas Ramës, duhen bërë korektime në këtë ligj.
“Ndërkohë, duke vlerësuar sinqerisht bashkëpunimin që kemi ndërtuar dhe vijimsinë e komunikimit në një rrugë, sa instituconale aq edhe të hapur informale, na ka dhënë mundësinë të jemi në kontakt me njëri-tjetrin dhe të dëgjojmë, të kuptojmë më shumë në kohë reale, është koha për të rivizituar ligjin e arsimit të lartë, ka kaluar periudhë e mjaftushme për të reflektuar në atë ligj, ndryshimet e kohës por dhe konstatimet e praktikës në kornizën e ligjit. Ligji aktual siç e dini është shkruar në bashkëpunim me ju, me kontributin tuaj. Ky do jetë rasti përsëri, shpresoj dhe besoj që edhe për shkak të eksperiencës, nuk bëhet fjalë për përmbysje, si në rastin kur u shkruajt ligji, por bëhet fjalë për korrektime. Nuk do pësim sesionin tjetër të parlamentit, të organizohemi me grup pune të përbashkët.”, theksoi kryeministri.









