Kryeministri Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një foto ku shihet flamuri shqiptar duke u valëvitur në oborin e Evropës. “Mirëmëngjes me krenari për flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Europës”, shkruan Rama. Shqipëria ditën e djeshme, së bashku me Maqedoninë e Veriut çelën zyrtarisht negociatat për aderimin në Bashkimin Evropian.









