Kryeministri Rama ka thirrur një takim politik strukturat drejtuese të PS-së mëngjesin e të hënës, që do të zhvillohet në ambientet e ArTurbinës. Njoftimi mban fare pak detaje, por mësohet se janë thirrur të gjithë ministrat, zv/ministrat, deputetët, anëtarët e Krysisë dhe Asamblesë kombëtare të PS-së, si dhe kryetarët e bashkive që drejtohen nga socialistët.
A2 ka mësuar se në këtë takim socialistët do të diskutojnë edhe për programin e punës së tyre gjatë dy viteve të ardhshme, si në nivel qendror ashtu edhe lokal. Ndërkohë, pritet që Kryeministri Rama të shpallë edhe nismën ligjore të paralajmësuar prej tij, kundër grupit të ashtuquajtur “Kap ca t’kapësh”.
Bëhet fjalë për gjyqtarët dhe prokurorët që sipas Ramës e dinë që nuk kanë shanse të kalojnë vettingun dhe po bashkëpunojnë me grupet kriminale për të lehtësuar pozitat e tyre ligjore. Rama ka njoftuar se nisma synon që kjo kategori të mbajë përgjegjësi ligjore për veprimet e veta edhe pas shkarkimit nga vetingu.