Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga plazhi publik në Sarandë, ku turistët kanë zgjedhur të qëndrojnë larg infrastrukturës komode duke shijuar rrezet e diellit.
“Sarandë si njëherë e një kohë, kur shtriheshim mbi rërë dhe nuk ziheshim për poltrona edhe në plazh”, shkruan Rama.
Ndërkohë një ditë më parë u denoncua zaptimi i plazhit publik të njohur si Centrali, ku pushuesit detyroheshin të paguanin me lekë cadra të vëna nga persona që synonin të përfitonin në mënyrë të jashtëligjshme. Policia ndërhyri duke sekuestruar rreth 70 cadra. ©argjiroja.net








