• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama mesazh të prerë socialistëve: Stop qokave, bakshisheve dhe ryshfeteve, duhet gjak i ri

27/08/2021
Rama mesazh të prerë socialistëve: Stop qokave, bakshisheve dhe ryshfeteve, duhet gjak i ri

Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama në prag të shpalljes së qeverisë së re, që do të jetë mandati i tretë radhazi mblodhi në një takim grupin e ri parlamentar dhe të vjetrin që mbylli legjislaturën. Ai ishte i qartë dhe i prerë kur iu drejtua socialistëve duke u kërkuar “thithjen” e gjakut të ri për zgjeruar Partinë Socialiste. Gjithashtu, Edi Rama kërkoi luftën në administratë kundër të paaftëve, qokave dhe ndërhyrjeve për tenderat.

“Kemi marrë një notë kaluese për qeverisjen përderisa morëm besimin e popullit për të tretën herë, por sa më mirë akoma mund të kishim qeverisur? Sa ka qenë niveli i pranisë sonë si deputet në komunitetet përkatëse dhe sa rol pozitiv ose jo kishte marrëdhënie e komuniteteve me deputetët në votën e 25 prillit? Sa ka ndikuar rezultatin tonë në zgjedhje zgjedhjet e këqija, bakshishet, ryshfetet dhe qokat?

Po organizmi i PS sa ka arritur që të pastrohet dhe si do të shpëtojë deri në fund kjo partie nga kjo specie? Sa gjak i ri ka hyrë në organizimin e kësaj partie dhe sa dhe si do ta ripërtërijmë partinë më tej duke shtuar radhët, energjinë dhe peshën e politikës në jetën e saj, frymën e patriotizmit dhe vullnetarizmin në raport me peshën e kërkesës ende shumë shqetësuese për një vend pune në shtet?

Këto dhe pyetje të tjera si këto ka sa të duash, kërkon një vështrim kritik ndaj vetes në radhë të parë për të rreshtuar fakte që edhe mund të mos na pëlqejnë dhe gjithçka nis nga vetja. Duhet të kërkoni brenda vetes, cfarë mund të kishte bërë më mirë dhe cfarë nuk shkoi në punën e vet, në 4 vite apo në performancën e skuadrës së qarkut ku bën pjesë, për shkak të vetë atij apo asaj.

Kjo është skuadra drejtuese e PS-së, vendit, në 4 vitet e ardhshme, që duhet t’u japë drejtim shumë punëve dhe si e tillë nuk mund të jetë në lartësinë e një sfide të re dhe as të objektivave që vendosen përpara pasi ke arritur në një stacion të ri nëse nuk lufton sjelljet e vjetra brenda vetes së vet.

Duhet të përgatitemi për operacione të vështira brenda vetes, duhet të jeni gati për të hequr dorë nga lojëra të vjetra dhe individuale në dëm të qëllimeve dhe imazhit të PS-së. Jo vetëm ta luftojmë, por secili ta luftojë nepotizmin dhe klientelizmin.

Ndërhyrjet për të mbajtur në punë individë të paaftë apo makutër që e mbajnë dorën në xhepin e qytetarëve apo për të sistemuar njerëz që nuk e meritojnë apo për të ndikuar në procese tenderash apo vendimmarrje, janë armiqësore për ata që na dhëna besimin për të drejtuar vendin” tha Rama.

Related Posts

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës
Kryesore

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
Radhë të gjata në Qafë Thanë
Kryesore

Radhë të gjata në Qafë Thanë

21/12/2025
Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri
Kryesore

Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri

21/12/2025
E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë

21/12/2025
U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Kryesore

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

21/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al