Gjatë një takimi me fermerë në Dibër, kryeministri Edi Rama, ka thënë se mundësitë për zhvillimin janë këtu, jo duke marrë rrugën për të punuar për të tjerët në Angli e Gjermani.
“O idiot, nuk bëhet ky vend më thonë mua nëpër komente. Punë e madhe, ka shumë e shumë të tjerë që të thonë puna e mbarë”, u shpreh kryeministri Rama.
Sipas tij fermerët me punën e tyre, me shembullin që japin, tregojnë se ka jetë të mundshme edhe në majë të malit dhe se ata janë frymëzim për të tjerët. Duhet të shihni përpara.©argjiroja.net