Ditën e sotme kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me shqiptarët në Milano.
Pamjet e eksodit të madh të shqiptarëve në fillim të viteve ’90 në drejtim të Italisë, një prej ngjarjeve historike më të rëndësishme në Shqipëri, u transmetuan në takimin e kryeministrit Rama në Itali.
Fill pas këngës së Ardit Gjebreas së titulluar ‘Jon’, këngë e cila flet për këto momente të vështira, u transmetuan pamjet në ekran. Kjo ka bërë që emigrantët në sallë të shpërthenin në lot duke kujtuar vështirësitë me të cilat janë përballur gjatë këtyre viteve.
Pas videove të trishta, në ekran u shfaqën emra të njohur të artit dhe botës së spektaklit të cilët kanë pasur një karrierë të suksesshme në vendin fqinj.










