• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama njofton masa lehtësuese për rikthimin në normalitet, ja çfarë do të ndodhë duke filluar nga e hëna

10/04/2020
Rama: BE i jep Shqipërisë 50 mln € për të luftuar koronavirusin

Nga dita e hënë, farmacitë, marketet dhe bankat do të qëndrojnë të hapura deri në orën 17:30. Kjo është masa e parë lehtësuese, e cila vjen si rezultat i uljes së ndjeshme të numrit të të infektuarve në javën e katërt të shpërthimit të koronavirusit në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije, gjithashtu se në javën e ardhshme, gjithmonë nëse kurba do të ketë këtë trend rënie, do të shihet mundësia për të zgjeruar edhe lëvizjen me makina private të kompanive që lejohen të qëndrojnë të hapura.

Ndërkohë, kreu i qeverisë ka bërë me dije se në ditët në vijim do të prezantohet paketa e zgjeruar financiare, ku do të përfshihen edhe bizneset e vogla që nuk janë mbyllur, por kanë pasur dëme ekonomike si pasojë e kësaj situate (agjenci turistike, rrobaqepēsi e mobileri të vogla, hidraulikë, elektriçistë, fizioterapi, kancelari, servise makinash e lavazhe të liçencuar), do të përfshihet gjithashtu biznesi i madh, sektori turistik dhe fasoneritë.

Postim i kryeministrit Edi Rama në Facebook
NË KUSHTET KUR KURBA E INFEKSIONIT ËSHTË MË E ULËT SE PRITSHMËRIA JONË MË OPTIMISTE, SI REZULTAT I MASAVE TË FORTA QË KEMI MARRË NË KOHËN E DUHUR DHE REZISTENCËS FANTASTIKE TË POPULLIT NË UNITET ME SHTETIN;

NË KUSHTET KUR MUND TË SHOHIM ME OPTIMIZËM TË ARSYESHËM FUNDIN E MUAJiT MAJ SI NJË DALJE NGA KJO FAZË E PARË PËRBALLJEJE TË GJITHANSHME ME ARMIKUN E PADUKSHËM, KU NJË PJESË E MADHE E AKTIVITETIN EKONOMIK MUND TË RIKTHEHET NË NJË NORMALITET TË RI DHE SHUMË KUSH MUND TË RIKTHEHET NË PUNË, ME RREGULLA TË MIRËPËRCAKTUAR NATYRISHT;

NË KUSHTET KUR DUHET TË PËRBALLOJMË DYZET DITË SHUMË TË RËNDËSISHME, PËR FITOREN E KËSAJ FAZE VENDIMTARE TË REZISTENCËS SONË TË PËRBASHKËT, DUKE U HAPUR ME KUJDESIN MË TË MADH E ME DISA HAPA SHUMË TË MATUR, DUKE VENDOSUR NJËKOHËSISHT MASA TË RREPTA PENALE PËR SHKELËSIT, QË TË BLINDOJMË REZULTATET E ARRITURA ME SAKRIFICË DITË PAS DITE DHE TË MBAJMË MBYLLUR ÇDO SHTEG RIKTHIMI TË ARMIKUT;

DO TË ZGJEROJMË DUKE NISUR NGA E HËNA FASHËN ORARE TË SHËRBIMEVE USHQIMORE, FARMACEUTIKE DHE BANKARE, DERI NË ORËN 17.30

DO TË ZGJEROJMË BRENDA JAVËS SË ARDHSHME (NËSE KURBA E INFEKSIONIT DO TË QËNDROJË NË TRENDIN AKTUAL) MUNDËSINË E LËVIZJES ME AUTOMJET PRIVAT TË ATYRE QË PUNOJNË NË HAPËSIRËN E LEJUAR TË AKTIVITETIT EKONOMIK

DO TË MIRATOJMË JAVËN QË VJEN NË PARLAMENT RISITË E KODIT PENAL / RRUGOR PËR PERIUDHËN E GJENDJES SË JASHTËZAKONSHME TË EPIDEMISË

DO TË PËRGATISIM BRENDA JAVËS TJETËR RREGULLOREN E STANDARDEVE BAZË TË SIGURISË PËR NJËSITË EKONOMIKE TË SHËRBIMIT QË DO TË HAPEN NË JAVËT E MËTEJSHME

DO TË PUBLIKOJMË FILLIMJAVËN E ARDHSHME, PAKETËN E ZGJERUAR TË MBËSHTETJES FINANCIARE, PËR TË LEHTËSUAR DREJTËPËRDREJTË:

1) BIZNESET E VOGLA QË EDHE PSE NUK U MBYLLËN GJATË KËSAJ PERIUDHE, U GODITËN NDJESHËM NË XHIRON E TYRE SI PASOJË E LUFTËS, SI PËR SHEMBULL AGJENCI TURISTIKE, RROBAQEPĒSI E MOBILERI TË VOGLA, HIDRAULIKË, ELEKTRIÇISTË, FIZIOTERAPI, KANCELARI, SERVISE MAKINASH E LAVAZHE TË LIÇENCUAR, ETJ., PËRFSHIRË EDHE SHOFERËT E TAKSIVE E TË LINJAVE TË TRANSPORTIT URBAN E PUNONJËSIT E TYRE…

2) PUNONJËSIT E BIZNESEVE TË MËDHA, QË BAZUAR NË LISTË-PAGESAT E FUNDIT TË DITËS SË DJESHME, FIGUROJNË TË GODITUR NGA LUFTA NË VENDIN E TYRE TË PUNËS, TË CILËVE DO T’U SIGUROJMË MJETET E NEVOJSHME FINANCIARE TË REZISTENCËS PËR DYZETË DITËT VENDIMTARE NË VIJIM – DUKE MBAJTUR PARASYSH SE NJË PJESË E MADHE E TYRE MUND TË RIKTHEHEN NË PUNË DERI NË FUND TË MAJIT DHE SE PAKETA MUND TË RIZGJEROHET, SIPAS DINAMIKËS E NEVOJAVE TË LUFTËS NË 10 DITËSHIN E FUNDIT TË MUAJIT MAJ

3) SEKTORËT E TURIZMIT E TË INDUSTRISË FASON DHE NJËSITË PRODHUESE NË TËRËSI.

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al