Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me publikimin e një video me pamje nga kantieri i punës për rimëkëmbjen e linjës hekurudhore Fier-Vlorë. Sipas Ramës kjo linjë do të krijojë frymëmarrje të re në lëvizjen e pasagjerëve dhe të mallrave duke shmangur transportin rrugor dhe ulur ndjeshëm kostot
“Mirëmëngjes, dhe me këto pamje nga kantieri i punës për rimëkëmbjen e linjës hekurudhore Fier-Vlorë që do të krijojë frymëmarrje të re në lëvizjen e pasagjerëve dhe të mallrave duke shmangur transportin rrugor dhe ulur ndjeshëm kostot, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.