• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama nuk heq dorë nga takimi me shqiptarët në Athinë më 12 maj

03/05/2024
Përsëri ai, përsëri Edi

Kryesocialisti Edi Rama mblodhi drejtuesit politik në selinë rozë për më shumë se 60 minuta për të diskutuar për punët e partisë. Në këtë takim mëngjesi nuk mungoi as i ngarkuari politik për Tiranën Erion Veliaj, i cili këto ditë ka qenë në fokus të vëmendjes mediatike, pas thirrjes për të dëshmuar në SPAK dhe mesazheve politike të koduara që pasuan.

A2CNN mësoi se në takim është diskutuar për zgjedhjet e brendshme në parti si dhe turin e diasporës. Socialistët me 10-11 maj do të zgjedhin delegatët e Kongresit, ndërsa një ditë më pas kupola e PS me në krye Edi Ramën do të udhëtojë drejt Athinës për të zhvilluar një takim me shqiptarët që jetojnë në Greqi.

Një ditë më parë mediat greke shkruan se kryeministri grek Mitsotakis është i shqetësuar për prezencën e homologut shqiptar në Athinë më 12 maj, pasi mund të ndikojë tek vota e shqiptarëve për zgjedhjet e eurodeputetëve grekë. Burimet i thanë A2CNN se në mbledhjen me drejtuesit politik është bërë e qartë që nuk do të ketë tërheqje as nga data dhe as nga vendi i planifikuar i takimit në Greqi.

Edhe me shqiptarët e Italisë kryesocialisti do të takohet parazgjedhjeve për Parlamentin Europian, pasi është caktuar që me 26 maj Rama të jetë në Milano. Lëvizja e radhës do të jetë Londra më 2 qershor, ndërsa përmbyllja e turit me diasporën do të zhvillohet në Dyseldorf.

Në ndryshim nga Greqia dhe Italia, kryeministri Rama është treguar i kujdesshëm me Gjermaninë, pasi takimi me shqiptarët atje do të mbahet më 16 qershor, pas përfundimit të zgjedhjeve europiane./A2

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Alba flet për kohën kur ishte e martuar: Zgjohesha në orën 6, zonjë shtëpie!

Alba flet për kohën kur ishte e martuar: Zgjohesha në orën 6, zonjë shtëpie!

27/12/2025
Al Ain hidhet në sulm për Ylber Ramadanin, propozim konkret për mesfushorin

Lecce, Ramadani: Nico Paz më goditi me grusht, goli i parregullt

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al