Kryeministri Rama nuk ka vonuar dhe ka filluar lëvizjet në kabinet, pas atyre që ai i cilëson si fitore në zgjedhjet e 25 prillit, tashmë të kontestuara nga opozita. Kështu Dallandyshe Bici, nga drejtuese e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, emërohet zëvendësministre e Mbrojtjes. Ndërkohë zëdhënësja e fushatës së PS, Bora Muzhaqi emërohet zëvendësministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë