• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama paralajmëron arrestime, reagon deputeti i Gjirokastrës: Nuk na tremb dot, ndrysho shënjestrën

05/05/2018
Ky ishte viti i Edi Ramës!

Pas arrestimit të trafikantëve të drogës në Spanjë dhe më pas ndalimin e biznesmenit Arbri Çekaj në Gjermani, kryeministri Rama paralajmëroi se do ketë të tjera arrestime në javët në vijim.

Ndërsa pas kësaj deklarate të Ramës ka reaguar deputeti i PD, Tritan Shehu. Demokrati e ka cilësuar këtë si refrenin e një isoje shumë monotone.

“Së pari besoj se e dini, që nuk është Kryeministri ai që arreston a burgos, pra mos kërkoni të “vishni togën” e prokurorit e gjykatesit, siç po përpiqeni të bëni, për të kontrolluar drejtësinë”, shprehet ndër të tjera Shehu.

Reagimi i plotë:

Z. Kryeminister, refrenin e “arrestimeve” po e ktheni ne nje “iso” shume monotone, te merziteshme dhe pa fund, qe po i ngjan asaj fabules me ujkun…!

Se pari besoj se e dini, qe nuk eshte Kryeministri ai qe arreston a burgos, pra mos kerkoni te “vishni togen” e prokurorit e gjykatesit, sic po perpiqeni te beni, per te kontrolluar drejtesine.

Ju mund te beni dicka, te mos pengoni drejtesine, t’i hapni rruge asaj, te pastroni institucionet qe varen nga ju, nga krimi e korrupsioni.

Ndersa ju dje duke abuzuar me termin “arrestim”, i “kercelluat” dhembet opozites; ju hakerryet asaj se do te kete te tjera!!!

Aferim, nqs ju do ndihmoni qe sa me shume fajtore te ndeshkohen, kushdo qofshin keta, por fatkeqesisht nuk po shoh dicka te tille, perkundrazi.

Deri me tashti nuk ka ndodhur asgje per tu shenuar; permendet nje transportues qe u ndalua ne Gjermani, vertet kujtoni se dikush mund ta besoje se 180 M Euro kokaine erdhen ketu vecse “ai u be garant”!

Per me shume nuk duhet harruar dekonspirimi e shkaterrimi i atij operacioni ne vendin tone….

Permendet arrestimet ne Turqi e Spanje, perseri nga policite e atyshme, mos u mburrni me cfare nuk ju perket, por kerkoni policise sone te zbuloje se kush jane “perfituesit” e tyre ne Shqiperi….dhe ketu jane.

Ju e dini gjithashtu Z.Kryeminister se deri me sot nuk eshte denuar asnje nga pergjegjegjesit e administratoret e kanabizimit te vendit, pervec disa fshatareve gjynahqare!

I keni akoma ne zyrat e tyre ata Kryetare Bashkish, shefa komisariatesh, drejtues policie, ofiqare, nxites e perfitues direkt te asaj vepre kriminale, me e renda, me masivja e me e rrezikeshmja, qe vendi yne ka pesuar ndonjehere.

Disa nga ata jua kam permendur edhe une, me emra e mbiemra, asnje reagim.

Kam qene nder te paret qe ngrita zerin kunder kanabizimit te vendit e pasojave shkatrimtare afat gjate, qe do te sillte ky krim monstruoz, ashtu ndodhi.

Atehere ju heshtet dhe vazhdoni…

Ndersa sot ju kercenoni opoziten, por nuk mund ta trembni dot; me mire rikolaudoni shenjestren tuaj e kthejeni aty ku duhet, brenda intitucioneve tuaja.

Dhe kjo nuk vlen vetem per kanabisin, per kriminalizimin e tyre, por dhe per permbytjen tragjike me korrupsionin me te gjere e me te thelle, qe ky vend ka njohur ndonjere, duke brejtur trupin e tij si nje kancer.

Related Posts

Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë
Lajme

Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë

05/04/2026
Fortlumturi Joani: Lufta, konfliktet etnike që prekën Ballkanin, janë një mëkat dhe e keqe që Kisha duhet t’i luftojë
Lajme

Kryepeshkopi Joan: Nëse e duam Perëndinë asgjë nuk na dëmton

05/04/2026
Kryesore

Bilanci i policisë për marsin: 96 operacione, 527 të arrestuar dhe mbi 50 kg kanabis

05/04/2026
Kumbaro: Salla përplot me socialistë dhe me entuziazëm në Gjirokastër. Më shumë të rinj do të na bashkohen
Kryesore

Kumbaro: Salla përplot me socialistë dhe me entuziazëm në Gjirokastër. Më shumë të rinj do të na bashkohen

05/04/2026
E rëndë në Itali/ 44-vjeçari shqiptar tenton të vrasë me thikë gruan para shkollës së fëmijëve
Kryesore

Goditet grupi i trafikut të drogës në Itali, 19 shqiptarë të arrestuar

05/04/2026
SPAK: Koncorciumi fitues për ndërtimin e Aerportit të Vlorës, u paracaktua. Komunikohen akuzat e para
Kryesore

SPAK: Koncorciumi fitues për ndërtimin e Aerportit të Vlorës, u paracaktua. Komunikohen akuzat e para

05/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë

Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë

05/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al