• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama paralajmëron goditjen e ‘grupit KÇK’: S’ka më lojë ‘macja dhe miu’

12/02/2020
Rama paralajmëron goditjen e ‘grupit KÇK’: S’ka më lojë ‘macja dhe miu’

Nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se sot do të nisë goditja ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar, që ai i cilëson si “grupi KÇK”. Rama tha se do t’i jepet kompetencë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë të nisë menjëherë hetimin për të gjithë ata gjyqtarë e prokurorë të korruptuar

“Me vetë KCK, organizatën kriminale, është fakt se në këtë fazë, ku Reforma në drejtësi, po vazhdon të zbatohet dhe ku Vettingu po vazhdon të pastrojë lumin nga pallati i drejtësisë, një pjesë jo e vogël e llumit, gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar, që s’kanë asnjë shans të kalojnë vetitngun, kanë hyrë në fazën e fundit të karrierës së tyre të shkurtuar nga Reforma në drejtësi, të cilës po iu vjen fundi, me një përshpejtim marramendës të aktivitetit të tyre kriminal.

Opinioni publik duhet të përballet me “aksidente” të përplasjes mes ligjit, që thyhet, përballë makinerisë së krimit dhe korrupsionit në sistemin e drejtësisë, që nxjerr vendime, që realisht dëshpërojnë dhe synojnë gjunjëzimin e opinionit publik, vendime të tmerrshme, që nga ato që janë bërë publike, te të tjera që s’janë bërë publike. Që nga lirimi i të dënuarve me burgim të përjetshëm në mënyrën më spektakolare të shkeljes së ligjit nga vetë gjykatësit deri te tjetërsimet spektakolare të pronave në zonën e bregdetit. për këtë, ne kemi vendosur të ndërmarrim një ofensivë shembullore, si asnjëherë më parë, në të dyja anët e medaljes. Në anën që është pasqyrë e financimit të krimit të organizuar, dhe në anën e mbrojtjes së krimit.

Sot i vjen fundit pafuqisë ligjore për të reaguar në mënyrë urgjente ndaj atyre që do të guxojnë të vazhdojnë të përdorin çekiçin e drejtësisë nën tokën e gjykatësit për të ndërmarrë akte kriminale ndaj ligjit, drejtësisë dhe shoqërisë. Sot ne i japim një fuqi të re ILD, duke i dhënë mundësi ILD të reagojë në mënyrë të menjëhershme ndaj vendimeve haptazi korruptive dhe kriminale të gjykatësve, duke kërkuar pezullimin e tyre nga detyra brenda 3 ditëve. Sot ne i japim ILD instrumentin e pezullimit të menjëhershëm, duke i hapur rrugë hetimit të menjëhershëm të gjykatësve në fjalë. Nëse ata mendojnë se do kapin ç’të kapin, derisa t’iu vijë vettingu, do iu bëhet më keq se Vettingu, që do të thotë menjëherë verifikim i figurës dhe pasurisë. Gjithashtu, menjëherë hapjen e procesit penal dhe dërgimin pas hekurave, bashkë me shokët. Nuk do të ketë më lojë ‘macja dhe miu’, dhe ku në këtë lojë opinioni publik nuk di më çfarë të besojë”, tha Rama.

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Alba flet për kohën kur ishte e martuar: Zgjohesha në orën 6, zonjë shtëpie!

Alba flet për kohën kur ishte e martuar: Zgjohesha në orën 6, zonjë shtëpie!

27/12/2025
Al Ain hidhet në sulm për Ylber Ramadanin, propozim konkret për mesfushorin

Lecce, Ramadani: Nico Paz më goditi me grusht, goli i parregullt

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al