• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama për Ballkanin e Hapur: Shqip fare mund të quhet “I zoti e nxjerr gomarin nga balta”

28/09/2021
Rama për Ballkanin e Hapur: Shqip fare mund të quhet “I zoti e nxjerr gomarin nga balta”

Kryeministri Edi Rama ka folur hapur për Ballkanin e Hapur pasi u pyet përse nuk i kanalizojmë të gjitha energjitë tek Procesi i Berlinit.

Në konferencën për shtyp me presidenten e KE, Ursula von der Leyen, Rama tha me bindje se do të vërtetohet rëndësia e Ballkanit të Hapur duke sqaruar se asnjë shtet nuk mund të marrë peng tjetrin. Nga ana tjetër, shtoi se ndodhen në kushtet ku secili vend mund të marrë pjesë ose jo dhe të firmosë marrëveshjen, pavarësisht se cfarë bën një palë e tretë.

Pyetje: Pse duhet një proces i dytë për të përshpejtuar një të parë kur mund ti kanalizonim të gjitha energjitë dhe burimet tek procesi i Berlinit.

Rama: Nuk e di sa herë duhet ta përsëris, megjithatë do ta përsëris pa u lodhur se ky nuk është një proces i dytë që konkurron me të parin apo që aq më pak bie ndesh me të parin. Ballkani i Hapur shqip fare mund të quhet “I zoti e nxjerr gomarin nga balta” që do të thotë se Procesi i Berlinit është inicuar nga kancelarja e Gjermanisë, është përqafuar nga BE, nga KE, por nuk ecën dot me ritmin që ne duam në rast se ne nuk marrim përsipër ta shtyjmë atë përpara, por vetëm presim ta shtyjmë nga Berlini, Parisi apo Brukseli. Është i njëjti proces, nuk janë dy të ndryshme.

I vetmi ndryshim është se procesi i Berlinit e udhëheqin miqtë dhe partnerët tanë, të cilët kanë 1001 halle të tjera dhe nuk çohen në mëngjes me pyetjen si po ecën Procesin e Berlinit dhe nuk e kanë mendimin e fundit në darkë para se të flenë se si eci procesi i Berlinit në Ballkan se Gjermania, Franca, Europa, BE kanë shumë gjëra të tjera përpara se të mendojnë për Ballkanin.

Ne kur çohemi themi si po ecën sot ekonomia, tregtia, turizmi, eksportet tona, ndërlidhjet e kështu me radhë. Në fund të ditës para se të mbyllim sytë pyesim cfarë bëmë për këtë punë ndërsa për miqtë e partnerët tanë është projekt i rëndësishëm, por jo për të cilin punojnë gjithë ditën dhe ne të marrim përsipër ta shtyjmë përpara. Kjo do të thotë se mbi të gjitha principet e drejtimet, ne të shtyjmë përpara dhe t’i realizojmë de facto ato që thuhen dhe deklarohen një herë në vit kur bëhet samiti i procesit të Berlinit. Ajo që ndodh është të shkojmë nga samiti në samit dhe progres nunk ka, përsëriten ato deklarata por ndërkohë u bënë pak nga pak 8 vjet që ka nisur procesi i Berlinit. Në 8 vjet, akoma ne kemi një mur me barriera jo tarifore.

Akoma nuk kemi njesimin e dokumentave që i duhen eksportuesve për të mos qëndruar në çdo kufi me orë e nganjëherë me ditë të tëra. Akoma kemi regjime nga më të ndryshme të trajtimit të tregtisë nga një vend në tjetrin. Pse? Do vijë qeveria gjermane apo franceze ti bëjë këto? Do merret vesh kancelarja e Gjermanisë me preisdentin e Francës si do të trajtohen perimet dhe frutat në kufijtë e Ballkanit apo do t’i bëjmë ne. E fundit që kam, Ballkani i Hapur është i hapur për të gjithë. Kush do vjen, kush nuk do nuk vjen, ama nuk na merr peng të gjithëve. Procesi i Berlinit ka dhe këtë problemin e pengmarrjes se nëse duam që të 6 vendet të nënshkruajnë marrëveshje, mjafton njëri të thojë “S’dua” dhe ne rrimë e presim. Ndërkohë që këtu jemi në kushtet ku çdo vend merr pjesë ose jo dhe çdo vend që merr pjesë firmos çfarë marrëveshje dëshiron. Kush nuk do, të vazhdojë ku është. Por ne duam ta çlirojmë potencialin ekonomik, të paqes që ka këtu.

Procesi i Berlinit është një sintezë e aplikuar e Ballkanit e projektit të BE. Si e bënë ata pas luftës? Duke i kthyer kurrizin njëri-tjetrit, duke u marrë me çfarë i bënë njëri-tjetrit në luftë apo bashkëpunuan? Bashkëpunuan me traktatin e Romës dhe u deshën disa vite dhe pastaj erdhi koha kur Vibranti kërkoi ndjesë në 1969, por shkrirja përfundimtare e akujve, e historisë dhe të shkuarës dhe i aleancës erdhën pas vitesh e vitesh kur u ndërtua besimi me një marrëveshje këtu e atje. Marrëveshjet u bënë se njerëzit duhet të arsimohen, të ushqehen, të kenë më shumë punë, më shumë të ardhura, prandja duhet të bëhen dhe këto marrëveshja. Vendosja në një zjarr të kryqëzuar që disa thonë Ballkani i Hapur duhet e të tjerë s’na duhet, bën që miqtë tanë të jenë së më të ekuilibruar. Ballkani i Hapur është vendosur e do bëhet dhe çdo vit do provohet se është i duhuri. Është hapësira kur të gjithë do të vijnë, njëri më shpejt e tjetri më vonë. Është interes strategjik. Për një projekt të BE që realizohet në Shqipëri ndërtohet një entitet për cdo projekt që quhet njësia e zbatimit të projektit.

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Alis flet pas fitores në Fest 64: Ende nuk më besohet

Alis flet pas fitores në Fest 64: Ende nuk më besohet

21/12/2025
“Nuk po mundem me pa”/ Klodi i hedh pije energjike në sy Labit

“Nuk po mundem me pa”/ Klodi i hedh pije energjike në sy Labit

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al